LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazsjellësi “Nord Stream 2” një armë strategjike e Putinit/ SHBA të pengojë ndërtimin

16 Tetor 2020, 06:27, Blog CNA
Gazsjellësi “Nord Stream 2” një armë strategjike e

Një grup ndërpartiak prej 29 deputetësh ukrainas, përmes një letre të përbashkët drejtuar BE dh SHBA-së, ngre alarmin mbi pasojat e rënda mbi sigurisë ndërkombëtare që ka projekti ende i papërfunduar i gazsjellësit rus ?Nord Stream?:

Kremlinit po i shkojnë punët vaj. Deri më tani, ai ka përdorur mjete të dyshimta për të mbështetur sundimin e vet autokratik, ka helmuar një nga kritikët kryesorë, dhe tani po punon për të shtypur protestat në Bjellorusi. Dhe këto, ndërsa vazhdon punën për të përfunduar ndërtimin e ?armës? së tij të re ekonomike:gazsjellësin ?Nord Stream 2?.

Gazprom, një kompani ruse shtetërore zotëron 100 për qind të projektit. Ajo ka shpenzuar deri miliarda dollarë për të ndërtuar këtë gazsjellës të panevojshëm, duke vënë në dispozicion të furnitorëve evropianë sasi të bollshme gazi. A do të arrijë të fitojë ndonjëherë paratë e investimeve?

Kremlini nuk duket se e vret shumë mendjen për këtë gjë. Pasi roli i projektit nuk është tregtar por gjeopolitik:të kërcënojë botën. Kjo është arsyeja pse Kremlini shpenzon aq  shumë në gazsjellës pa ndonjë perspektivë, dhe këmbëngul që t?i çojë projektet deri në fund.

Gazsjellësi ?Nord Stream 2? është thuajse i përfunduar, dhe fillon nga Rusia dhe kalon nën det përmes Detit Baltik, me Gjermaninë si destinacionin e saj përfundimtar. Kremlini argumenton në mënyrë të gabuar se ai thjesht do të diversifikojë rrugët e furnizimit me gaz natyror të Evropës.

Por natyrisht që argumenti është një propagandë e pastër. Kremlini nuk beson tek tregu i lirë, por në ushtrimin e fuqisë gjeopolitike. Kjo nxjerr në pah qëllimin e vërtetë të gazsjellësit, që është rritja e ndikimit rus në Evropë dhe dëmtimi i Ukrainës. Aktualisht, Rusia mbështetet tek Ukraina për të shitur miliarda dollarë gaz natyror klientëve të saj në Evropë.

Kremlini e përbuz këtë varësi, pasi ajo e parandalon Moskën nga agresioni i mëtejshëm kundër vendit tonë. Roli i Ukrainës në kalimin e gazit rus në Evropë, është një parandalues ?i? aventurizmit të mëtejshëm ushtarak të Moskës.

Ky është arsyetimi kryesor i Kremlinit pas ?Nord Stream 2?. Përfundimi i gazsjellësit do të eleminonte ndikimin kryesor të Ukrainës mbi Rusinë, duke e lënë vendin tonë plotësisht të prekshëm nga nënshtrimi rus. Për Ukrainën, kjo është një çështje pothuajse ekzistenciale e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Gjithçka nuk ka humbur, por së shpejti po. Me Kremlinin që kërkon mënyra kreative për të përfunduar 160 kilometrat e fundit të gazsjellësit, Kongresi i SHBA-së ka përfshirë sanksione të reja në një projekt-ligj vjetor mbi mbrojtjen, që do ta bëjë të pamundur përfundimin e projektit.

Pa një mbështetje të tillë të palëkundur dy-partiake nga Uashingtoni, Moska mund të kishte përfunduar deri tani gazsjellësin, duke i dhënë një goditje tjetër Ukrainës dhe sigurisë transatlantike. Për më tepër, kjo nxitje e Kongresit për më shumë sanksione, tregon shqetësimin e vazhdueshëm dhe të shtuar të Amerikës për avancimin e padëshiruar të Rusisë në Evropë.

Ndërsa politikë-bërësit në Uashington janë të përqendruar në ruajtjen e interesave kolektive të komunitetit transatlantik, një numër i vogël aktorësh në vetëm një pjesë të vogël vendesh evropiane janë rreshtuar me Kremlinin për ndërtimin e ?Nord Stream 2?.

Ata nuk kanë arritur të konsultohen me miqtë e tyre evropianë dhe aleatët e tyre, të cilët janë bashkuar në shumicë kundër projektit. Një konsultim i tillë i sinqertë, do të kishte ndalur projektin shumë më përpara se të fillonte ndërtimi, duke shmangur nevojën për sanksione nga SHBA. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Dhe në vend të kësaj, tani po përdoren gënjeshtrat për të mbështetur përfundimin e ?Nord Stream 2?, dhe për të kundërshtuar sanksionet e SHBA. Gënjeshtra më e qartë, është se Rusia po vepron në mirëbesim.

Mbështetësit e projektit, thonë se Rusia po punon me Gjermaninë për të lehtësuar dëmin e pashmangshëm ekonomik ndaj Ukrainës për shkak të këtij projekti, duke u zotuar të transportojë gaz përmes Ukrainës për 5 vitet e ardhshme. Të besosh se Kremlini do ta respektojë këtë angazhim kërkon një farë imagjinate, dhe injoron historinë e kohëve të fundit.

Mos kini asnjë iluzion:Nëse përfundon ?Nord Stream 2?, Rusia do të tërhiqet menjëherë nga kontrata e saj e gazit me Ukrainën. Kjo do ta lërë Ukrainën, bashkë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në mëshirën e Kremlinit dhe shantazheve ruse.

Nëse realizohet plani i Putinit, ?Nord Stream 2?, bashkë me ?Nord Stream 1?, do të ishin pika e vetme e mbërritjes së më shumë se 30 për qind të gazit natyror në Evropë, gjë që do të minonte sigurinë energjitike të kontinentit. Dhe kjo mund të jetë një armë më kërcënuese dhe më e përdorshme se sa vetë rezervat bërthamore të Rusisë.

Nga një Evropë më e dobët dhe një Rusi më e fortë, nuk përfiton askush përveç Kremlinit, një armik i dëshmuar i lirisë dhe demokracisë. Evropianët, amerikanët dhe të gjithë ata që vlerësojnë lirinë mbi imponimin, duhet të jenë syçelët për qëllimet e Moskës. SHBA-ja duhet të ndalë planet e Rusisë, para se të jetë tepër vonë./ Atlanticcouncil.org-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga