web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmi i mirë/ Defektet në zemër, nuk e rrisin rrezikun e simptomave të rënda nga Covid-19

18 Tetor 2020, 06:33, Blog CNA

Në atë që mund të cilësohet si një lajm qetësues për ata që kanë lindur me një defekt në zemër, një studimi i ri zbulon se këta njerëz nuk janë më të rrezikuar për të patur simptoma të moderuara ose të rënda nga Covid-19.

Studimi përfshiu më shumë se 7.000 të rritur dhe fëmijë ,të cilët kanë lindur me një defekt në zemër (sëmundje kongjenitale të zemrës), dhe u pasua nga një studim në Kolegjin e Mjekëve dhe Kirurgëve të Universitetit Kolumbia në qytetin e Nju Jorkut.
Midis muajve mars dhe korrik të këtij viti, qendra raportoi për 53 pacientë të lindur me sëmundje të zemrës (mosha mesatare 34-vjeç) të infektuar me Covid-19. ?Në fillim të pandemisë, shumë njerëz kishin frikë se sëmundja kongjenitale e zemrës do të ishte një faktor i madh rreziku për Covid-19 si dhe për të rriturit me sëmundje kardiovaskulare?- shkruajnë autorët e studimit, në raportin e botuar më 14 tetor në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Gjithsesi, studiuesit u ?siguruan nga numri i ulët i pacientëve të trajtuar në qendrën e tyre, dhe gjendja e pacientëve?, thanë ata në një njoftim për shtyp të një reviste. Midis 43 të rriturve dhe 10 fëmijëve me defekt të lindur të zemrës të cilët ishin infektuar me COVID-19, 58 për qind kishin një anatomi komplekse kongjenitale, 15 për qind një sindrom gjenetik, 11 për qind kishin hipertension pulmonar dhe 17 për qind ishin obezë.

Sipas studimit, 9 pacientë (17 për qind) patën një infeksion mesatar ose të rëndë, dhe 3 pacientë vdiqën. Një sindromë gjenetike e njëkohshme tek pacientët e të gjitha moshave dhe faza e avancuar fiziologjike tek pacientët e rritur, shoqërohej me një rrezik në rritje të ashpërsisë së simptomave nga Covid-19, zbuluan studiuesit.
Pesë pacientë kishin trisomi 21 (një kromozom shtesë në pozicionin 21), 4 pacientë kishin sindromën Ajzenmenger (qarkullim jonormal i gjakut, i shkaktuar nga defekte strukturore në zemër) dhe dy pacientë vuanin nga sindroma DiXhorxh (gjendje e shkaktuar nga fshirja e një pjese të kromozomit 22).

Gati të gjithë pacientët me trisomi 21, dhe sindromën DiXhorxh kishin simptoma të moderuara ose të rënda nga Covid-19. ?Ndërsa madhësia e mostrës në studimin tonë është e vogël, këto rezultate nënkuptojnë që dëmtimet specifike kongjenitale të zemrës, mund të mos jenë një shkak i mjaftueshëm për të pasur infeksion të rëndë me Covid-19?- thotë dr. Metju Lius, nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kolumbias dhe kolegët e tij.

?Pavarësisht provave se sëmundja kardiovaskulare tek të rriturit, është një faktor rreziku për probleme më të rënda tek pacientëve me COVID-19, pacientët me sëmundje kongjenitale të zemrës, dhe pa ndonjë sindromë gjenetike shoqëruese, si dhe të rriturit që nuk janë në një fazë të përparuar fiziologjike, nuk duket se janë ndikuar në mënyrë disproporcionale?- përfunduan autorët e studimit./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga