Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin e këtij viti të EMCDDA, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me varësinë nga droga. Ajo kap një dukuri në zhvillim, me karakteristika të papara, befasuese, dhe mbi të gjitha më shqetësuese.
Dokumenti nënvizon se si është ?bërë gjithnjë e më e lehtë? të kesh akses në produkte me një përmbajtje të lartë të THC, tetrahidrokanabinolit, përbërësi psikoaktiv i kësaj bime narkotike. Mesatarisht, niveli i THC tek marijuana që është më së shumti në qarkullim, është ekuivalente me ?dyfishin? e saj që u analizua në vitin 2008.
Agjencia e BE-së, thekson se kanabisi është një element ?i rëndësishëm? në procedurat e rehabilitimit nga droga. Por marrëdhënia midis problemeve të lidhura me këtë substancë, dhe zhvillimeve në tregun e barnave, vazhdimisht në ndryshim, janë kuptuar shumë dobët deri më tani.
Krahasuar me vetëm 10 vjet më parë, është bërë gjithnjë e më e lehtë blerja e formave të reja të kanabisit, si dhe produkteve komerciale të bazuara tek ekstraktet bimore. Për më tepër, rrëshira e kanabisit dhe kanabisi në formë gjethesh dhe boçesh, kanë mesatarisht një përmbajtje ?2 herë më të madhe? të THC krahasuar me 10 vjet më parë.
Të gjitha këto të dhëna, kërkojnë që një mbikëqyrje ?më intensive? në këtë sektor. Këto probleme dhe të tjera, si disponueshmëria e produkteve narkotike me përmbajtje më të ulët të THC, të tregtuara për përmbajtjen e lartë të CBB (kanabidiolit, një tjetër përbërës aktiv në këtë bimë, që megjithatë nuk ka efekte narkotike), do të shqyrtohen në një nga botimet e ardhshme të EMCDDA.
Analiza e kryer nga kjo agjenci, nënvizon ?një rritje të potencës së kanabisit në formë gjetheje dhe boçeje, si dhe pjesën e tij të lëngshme që nga viti 2008. Të dhënat më të fundit sugjerojnë se përmbajtja e THC në rrëshirën e kanabisit të shitur në Evropë, është sot mesatarisht dy herë më e lartë, sesa ajo e kanabisit në gjethe dhe boçe.
Nga vendet që kanë kryer sondazhe që nga viti 2001, 8 raportuan vlerësime më të larta për përdorimin e kanabisit tek të rriturit e rinj (15-34 vjeç), sesa vitin e kaluar. Në 3 vende të dhënat janë të qëndrueshme, dhe vetëm një vend mund të shfaqë vlerësime më të ulëta sesa sondazhi i mëparshëm. Në tetë prej këtyre vendeve, dhe kjo është ndoshta shifra më alarmante, përdorimi është rritur në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç.
Sa janë konsumatorët e rregullt të këtij lloj kanabisi në Evropë?
Bazuar në sondazhet e popullatës së përgjithshme, vlerësohet se në Bashkimin Evropian përdoruesit e përditshëm ose gati ditorë të kanabisit, pra ata që e kanë përdorur këtë drogë për 20 ose më shumë ditë në muajin e fundit, janë rreth 1 për qind e të rriturve, ku shumicën e përbëjnë (rreth 60 për qind) njerëzit nën moshën 35 vjeç, dhe rreth treçereku i tyre janë meshkuj.
Në vitin 2018, rreth 135.000 njerëz në Evropë iu nënshtruan trajtimit të specializuar për problemet që lidhen me përdorimin e kanabisit (32 për qind e të gjitha kërkesave për trajtim). Nga këta, rreth 80 mijë e kanë bërë këtë për herë të parë.
Në 24 vendet e BE-së që kanë të dhëna, numri i përgjithshëm i përdoruesve të pranuar në qendrat e rehabilitimit për problemet e lidhura me kanabisin, u rrit me 64 për qind midis viteve 2006-2018.
Pesëmbëdhjetë vende, raportuan një rritje midis 2006-2018, dhe 14 prej tyre raportuan një rritje në vitin e fundit (2017-2018). Në përgjithësi, 50 për qind e përdoruesve që hynë për herë të parë në rehabilitim në vitin 2018 për shkak të përdorimit të kanabisit, raportuan një përdorim ditor të kësaj droge muajin e fundit./focus.it–Përshtatur nga CNA.al
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën baz...
Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e di...
Evolucioni është ndryshimi në tiparet e një specie përgjatë ...
Emri i Kleopatrës të sjell në mend imazhe të Egjiptit të Las...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Presidenti Donald Tru...
Në atë që mund të cilësohet si një lajm qetësues për ata që ...
Bota e informatikës është e mbushur me terma të çuditshëm:In...
Ishte 30 qershori i vitit 1908, kur në orët e para të mëngje...
Nga Brett Guthrie & Larry Bucshon “The Hill”*Të gjitha jetët...
Nga Jessica Pearce RotondiShtetet e lëkundura, të njohura gj...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Shefi i diplomacisë ruse Se...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”Një kompani e ukrainë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...