“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
?The Wall Street Journal?
* Shumica e mediave po e injorojnë përmbajtjen e elektronike të gjetur në laptopin e Hanter Bajden, por kjo nuk do të thotë që ato nuk përbëjnë lajm. Xho Bajden ka detyrimin t?i përgjigjet pyetjeve rreth ndikimit të djalit të tij dhe bizneseve të tij, sidomos në lidhje me Kinën.
?The New York Post? botoi javën e kaluar përmbajtjen e materialeve në një laptop që supozohet se i përkiste Hanterit. Gazeta ka qenë transparente, duke thënë se e ka marrë kopjen e hard drive-it nga avokati i Donald Trump, Rudi Xhuliani, që nga ana e tij thotë se e ka marrë atë nga pronari i një dyqani për riparimin e kompjuterave në Delauer, ku kompjuteri u braktis në vitin 2019.
Xho Bajden e përqesh këtë çështje si një ?fushatë shpifjesh?, ndërsa Kryetari demokrat i Komitetit të Inteligjencës në Kongres Adam Shif, nuk e quan atë si një provë, por një ?dezinformim rus?. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Xhon Retklif, thotë se qeveria nuk ka të dhëna që e mbështesin pretendimin për një dezinformim.
Një laptop ndodhej në një servis kompjuterësh që nga prilli 2019. Ai përmban emrin e Hanter, dhe atë që duket të jetë firmat i tij. Pronari i servisit tha se kompjuteri dhe hard disku u sekuestruan nga FBI në dhjetorin e vitit të shkuar. Ndërsa shtabi i fushatës së Bajden, nuk ka thënë që posta elektronike është e rreme.
Email-et në lidhje me biznesin e Hanterit në Ukrainë janë raportuar gjerësisht në media. Por më intriguese është një e-mail i majit 2017, që përfshin një diskutim rreth ?paketave të shpërblimit? për 6 persona, si pjesë e një marrëveshje biznesi me kompaninë e madhe energjetike kineze sot të shpërbërë, CEFC China Energy.
Kompania kineze, bëri bujë në mediat ndërkombëtare disa vjet më parë, kur qeveria amerikane akuzoi një organizatë të financuar nga CEFC për pastrim parash, dhe kur drejtori i saj ekzekutiv u ndalua nga autoritetet kineze. CNN raportoi në vitin 2018 se ?në kulmin e saj?, CEFC ishte ?e vështirë të dallohej? nga qeveria kineze.
Sipas postës elektronike, Xho dhe Hanter Bajden ishin në të njëjtën linjë në 2017, për të përfituar nga një marrëveshje me CEFC. Një e-mail duket se identifikon Hanter Bajdenin si ?kryetar/zëvendëskryetar, në varësi të marrëveshjes me CEFC?.
Ai gjithashtu i referohet pagesave financiare në termat e ?20? për ?H?, dhe ?10 të mbajtura nga ?H? për djalin e madh??. Fox News thotë se ka konfirmuar vërtetësinë e postës elektronike, me një nga marrësit e saj, dhe burimet thonë se ?djali i madh? në këtë mesele është Xho Bajden.
Një e-mail i gushtit të vitit 2017 nga ?Robert Biden? (emri zyrtar i Hanter), thotë se marrëveshja fillestare ishte për 10 milion dollarë në vit, por që atëherë ishte bërë ?shumë më interesante për mua dhe familjen time?, pasi përfshinte një pjesë të ?kapitalit dhe fitimeve?. Stafi i Xho Bajden, thotë se kthimet e taksave, nuk tregojnë ndonjë përfshirje të familjes në investimet kineze.
Refreni i mediave të majta, është se edhe nëse këto komunikime elektronike janë të vërteta ? në fakt familja Bajden nuk e mohon vërtetësinë e tyre – ato nuk arrijnë të provojnë se Xho Bajden ka shkelur ndonjë ligj. Por krimet nuk janë standardi minimal për sjelljen politike të një politikani.
Bajden ishte në vitin 2017 një qytetar i thjeshtë, por po konsideronte mundësinë e garimit për president. Një transaksion që do ta bënte atë – ose djalin e tij – partner me një kompani të lidhur me qeverinë kineze, ngre shumë pikëpyetje rreth gjykimit dhe mënyrës se si ai do ta sillej me Kinën si president i SHBA-së.
Xho Bajden duhet të qartësojë të gjitha dyshime mbi lidhjet e tij ekonomike me Kinën. Kjo është në interesin e tij politik. A është ai ?djali i madh? në e-maile? Çfarë ndodhi me marrëveshjen? Kina do të jetë një nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme të Bajdenit, dhe dokumentet e pashpjegueshme nuk do të zhduken edhe nëse ai zgjidhet president.
Nëse republikanët mbajnë Senatin, është e sigurt që do të ketë më shumë investigim mbi këtë çështje. Ndoshta Xho Bajden mund të mos ketë qenë i përfshirë, dhe Hanter e ka përdorur emrin e babait të tij për të bizneset e veta.
Por është gjithashtu e mundur që Xho Bajden të ketë qenë në dijeni të biznesit të CEFC, dhe të ketë hezituar t?i thoshte të birit se nuk mund të përdorte emrin dhe pozicionin e babait të tij për punët private. Cilado qoftë e vërteta, publiku meriton të dijë të vërtetën./ Përshtatur nga CNA.al
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën baz...
Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e di...
Evolucioni është ndryshimi në tiparet e një specie përgjatë ...
Emri i Kleopatrës të sjell në mend imazhe të Egjiptit të Las...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Presidenti Donald Tru...
Në atë që mund të cilësohet si një lajm qetësues për ata që ...
Bota e informatikës është e mbushur me terma të çuditshëm:In...
Ishte 30 qershori i vitit 1908, kur në orët e para të mëngje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...