Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Doug Schoen ?Fox News?
Në debatin e dytë dhe të fundit presidencial të së enjtes mbrëma, amerikanët panë një diskutim shumë më pak të vrazhdë, më koherent dhe më përmbajtësor. Pra më normal sesa debati i parë që u zhvillua 3 javë më parë.
Thënë këtë, një gjë është e sigurt se polemika 96-minutëshe midis presidentit Trump dhe ish-zëvendëspresidentit Xho Bajden, nuk do ta ndryshojë në thelb garën presidenciale. Mbi 48 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, dhe pak njerëz mbeten të pavendosur.
Gjithsesi, sipas mendimit tim, performanca e presidentit Trump ishte e kujdesshme, plot me mesazhe dhe e kontrolluar. Kështu, çdo votues i pavendosur, apo votues i orientuar drejt republikanëve, që mund të jetë ndjerë i dekurajuar nga debati i parë kaotik i presidentit, performanca e Trumpit të enjten mbrëma, do të jetë ndjerë i sigurt, madje disa mund të kenë vendosur të hedhin votën në favor të presidentit.
Për më tepër, performanca e Trump, përforcon një argument që unë e kam parashtruar në një shkrim të mëhershëm po në Fox News:që Bajden është përpara në sondazhe, por fitorja e tij nuk është një përfundim i sigurtë tashmë.
Dhe janë të gjitha mundësitë që Trump të kthejë fatin e garës, që të kujton fitoren e tij të famshme në vitin 2016. Gjatë debatit, Bajden ruajti vetëm pjesën e tij të mbështetësve,
dhe performanca e tij nuk ka të ngjarë të shkurajojë asnjë votues tjetër, ose të ndikojë në vendimin e tij se për kë do të votojë.
Nga ana tjetër, me kalimin e minutave, performanca e Bajdenit u zbeh dalëngadalë. Ai e pati shumë të vështitrë të jepte përgjigje koherente ndaj pyetjeve të shpeshta të Trump në lidhje me tema të diskutueshme – si për shembull marrja e fondeve nga burimet ruse ? përveçse duke mohuar vazhdimisht çdo gjë, dhe u rikthyer tek akuzat kundër Trump.
Më tej, Bajden bëri një numër gafash gjatë gjithë debatit, përfshirë një referencë të gabuar të Hitlerit që habiti dhe ekspertët. ?Të kesh një marrëdhënie të mirë me udhëheqësit e vendeve të tjera, është një gjë e mirë?- tha Trump për marrëdhënien e tij me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Biden u kundërpërgjigj:?Kjo është si të thuash që ne kemi pasur një marrëdhënie të mirë me Hitlerin, para se ai të pushtonte Evropën?. Për më tepër, kjo ishte një shenjë e qartë se ish zëvendëspresidenti po ndihej gjithnjë e më në siklet, Bajden e kontrollonte vazhdimisht orën në 15 minutat e fundit të debatit, në një mënyrë që shumicës së amerikanëve të moshuar u kujtonte presidentin Xhorxh W.Bush gjatë debatit të tij të vitit 1992 me sfidantin Bill Klinton, që në ato zgjedhje e mposhti Bushin.
Trump e akuzoi Bajdenin si një politikan në karrierë, që ka qenë në Uashington për 5 dekada, pa arritur të bëjë reforma domethënëse në çështje të tilla si emigrimi. ?Vetëm llafe, por asnjë veprim me këta politikanë. Pse nuk e realizove? Kishit tetë vjet në dispozicion?- i tha Trump Bajdenit.
Për sa i përket pikave të forta të kandidatit demokrat, ashtu si në debatet e mëparshme, momenti më i mirë i tij ishte gjatë diskutimit mbi pandeminë e koronavirusit. Duke u përballur me një Trump më të qetë dhe më pak impulsiv, Bajden ishte në gjendje ta bënte pandeminë si kauzën kryesore të garës së tij:sipas tij këto zgjedhje le të ishin një referendum mbi udhëheqjen e dështuar të Trump përballë pandemisë.
?Nëse nuk dëgjoni asgjë tjetër, unë ju them sonte dëgjoni këtë:kushdo që është përgjegjës, duke mos marrë përgjegjësi, dhe duke thënë ?Unë nuk marr asnjë përgjegjësi?, kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje, nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?- tha Bajden.
Pandemia ka marrë jetën e më shumë se 222.000 amerikanëve, dhe më shumë se 8.3 milionë amerikanë janë infektuar zyrtarisht nga koronavirusi. Një plus tjetër për Bajdenin, ishte fakti, që ish zëvendëspresidenti shmangu me sukses një diskutim të gjatë në lidhje me kontaktet e dyshimta të djalit të tij Hanter në Ukrainë dhe Kinë, në funksion të bizneseve që ka.
Mohimi i drejtpërdrejtë i Bajdenit ndaj çdo sjellje të gabuar apo të papërshtatshme, e pengoi Trumpin që të lidhte Xho Bajdenin me aktivitetet e të birit, në një mënyrë që mund ta ndihmonte politikisht presidentin.
Gjithsesi, sipas mendimit tim, performanca e Trump ishte sipas të gjitha parametrave më e fortë se ajo e Bajdenit, dhe u tregoi votuesve se presidenti është ende në garë./Përshtati në shqip CNA.al
Nga Maria Berlinguer “La Stampa”Romë – Xhakino Kampolo, mbre...
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
“The Wall Street Journal”* Shumica e mediave po e injorojnë ...
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën baz...
Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e di...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...