E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Lumi nuk ishte larg. Çaz Pauell mund ta shihte Zambezin atje poshtë disa qindra metra larg. Ishte shumë afër, por ai nuk mund të shkonte dot. ?Nuk mund ta përshkruaj sa i etur isha?- thotë Pauell. Duke kujtuar atë ngjarje, Pauell përshkruan ndjenjën e madhe të panikut ndërsa shqetësohej se si të gjente diçka për të pirë.
?Në një moment nisa të isha shumë keq. Temperatura e trupit u rrit shumë?. Pauell, një udhëzues ekspeditash nga Shropshajër i Britanmisë së Madhe, ishte gati të provonte se si është të mbetesh pa ujë në një zonë të shkretë. Në shumicën e vendeve të zhvilluara, përdorimi i ujit të pastër është aq i thjeshtë sa hapja e çezmës.
Njerëzit në këto vende derdhin qindra litra ujë çdo ditë pa e vrarë mendjen, ndërsa lajnë dhëmbët, bëjnë dush apo shpëlajnë banjon. Por rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt në të gjithë botën, dhe një total prej 2.7 miliardë vuajnë për ujë të paktën disa muaj gjatë vitit.
Uji është një nga përbërësit themelorë për jetën në Tokë, dhe trupat tanë përbëhen kryesisht prej tij. Por kur detyrohemi të rrimë pa ujë, gjërat mund të shkojnë shumë keq. Pauell e përjetoi këtë vetë, kur ishte 2 muaj në një ekspeditë i vetëm në gjithë gjatësinë e lumit Zambez, pasi e kishte filluar udhëtimin e tij në burimin e tij në Zambia.
Ai ndoqi rrjedhën e lumin përmes Angolës lindore, përtej kufijve të Namibisë dhe Botsvanës, derisa arriti në grykat në kufirin midis Zambias dhe Zimbabves. Aty terreni u bë shumë më i vështirë për t?u përshkuar. ?Grykat janë shkëmbinj të pjerrët që gdhendin një peizazh prej rreth 230 km?- thotë Pouell. Ishte gushti i vitit 2016, periudha më e nxehtë e vitit, me temperatura që ditën arrinin në 50 gradë Celcius.
Pauell, në atë kohë 38-vjeç, u detyrua të udhëtonte në këtë periudhë të vitit për të shmangur përmbytjet në zonë, që bëjnë që terreni të jetë nën ujë për rreth 90 për qind të kohës. Udhëtimi i tij kishte ecur mirë. Ai ecte rreth 36 km çdo ditë. Më pas u ngatërrua tek gryka, dhe ecja u ngadalësua, dhe ushqimi nisi t?i mbarojë. Pas dy javësh përpjekjeje për të zgjedhur rrugën e tij, Pauell vendosi të gjente një rrugë tjetër. Duke u nisur në orën 4 të mëngjesit, Pauell u ngjit në grykë me shishe uji 2-litërshe. Ai ishte mësuar të pinte ujë direkt nga Zambezi, ndaj nuk mendoi se ishte e nevojshme të merrte me vete më shumë se aq.
Kur filloi të ecte temperatura ishte 48 gradë. Tre orë më vonë ai ndodhej në krye të grykës në një lartësi 750- 1000 metra ngjitje. Në këtë pikë, atij i kishte mbetur një shishe uji. Por kur ai arriti majën nuk ishte ajo që priste. Pas tre orësh ecje rreth e përqark duke kërkuar një shteg, atij i mbaroi plotësisht uji.
Mesatarisht, uji përbën rreth 60-70 për qind të trupit të njeriut, kryesisht në varësi të moshës. Trupat tanë humbasin ujë përmes urinës, djersës, fekaleve dhe frymëmarrjes, kështu që ne duhet ta zëvendësojmë vazhdimisht këtë duke pirë dhe ngrënë (rreth një e treta e ujit që ne konsumojmë vjen nga ushqimi).
Nëse nuk e bëjmë këtë, trupat tanë mund të dehidrohen. Faza e parë e dehidrimit është etja, e cila fillon kur humbet 2 për qind të peshës trupore. ?Kur ka etje, trupi thith të gjithë lagështinë e mbetur?- thotë Dilep Lobo, profesor i kirurgjisë gastrointestinale.
?Veshkat dërgojnë më pak ujë në fshikëz, duke e errësuar urinën tuaj. Ndërsa djersitni më pak, temperatura e trupit rritet. Gjaku bëhet më i trashë dhe lëviz më e ngadaltë. Për të ruajtur nivelet e oksigjenit, rrahjet e zemrës suaj rriten?- shton ai
Shkalla me të cilën ndodh dehidrimi ndryshon në varësi të ekstremeve të vendosura në trup. Por, pa ujë dhe në një klimë me temperaturë 50 gradë, e shoqëruar me aktivitet fizik ekstrem, dehidrimi mund të bëhet shpejt vdekjeprurës. ?Njerëzit kanë një kufi të sipërme të tolerancës ndaj nxehtësisë, përtej së cilës ne vuajmë nga stresi i vapës, dhe madje mund të vdesim?- thotë Lobo.
Kur ushtroheni fizikisht në një mjedis të nxehtë, trupi i njeriut mund të humbasë midis 1.5-3 litra ujë çdo orë për shkak të djersës. 200-1.500 mililitra të tjera mund të humbasin nga frymëmarrja në varësi të lagështisë së ajrit përreth.
Ndërsa humbasim më shumë ujë, aftësia jonë për t?u qetësuar përmes djersitjes zvogëlohet, duke e bërë mbinxehjen shumë të rrezikshme. Me më shumë ujë që largohet nga trupat tanë sesa hyn, gjaku ynë fillon të trashet, çka do të thotë se sistemi ynë kardiovaskular duhet të punojë më shumë për të rritur presionin e gjakut.
Kur humbim 4 për qind të peshës trupore në formën e ujit, presioni i gjakut bie dhe ne mund të pësojmë gjendje të fikëti. Faza e tretë, kur humbet 7 për qind e peshës trupore, është dëmtimi i organeve. Por disa njerëz mund të mbijetojnë jo vetëm nga dehidrimi i tillë i rëndë, por edhe mund të vazhdojnë të performojnë në nivele të larta.
Kështu vrapuesi dhe trajneri i distancave të gjata Alberto Salazar djersiti rreth 3.06 litra në orë në nxehtësinë e Los Angeles gjatë Maratonës Olimpike të vitit 1984, dhe humbi 8 për qind të peshës së tij trupore. Por ai ishte në gjendje të ri-hidrohej shpejt pas maratonës, dhe pati një ekip ekspertësh mjekësorë që u kujdesën për të.
Kur dehidrimi përkeqësohet, ai mund të ndikojë në funksionimin e trurit tonë, duke çoroditur gjendjen tonë shpirtërore dhe aftësinë për të menduar qartë. Pauell kërkoi ndihmë. Por një ekip shpëtimi tha se duhej 4 orë që të mbërrinte tek ai me helikopter. Duke menduar se mund të vdiste deri atëherë, ai vazhdoi të zbriste nga gryka, duke u mbështetur kudo ku mundej në faqen e shkëmbit.
Në një moment atij i ra të fikët. Në fund ai shpëtoi duke gjetur ujë dhe një vend me hije. Sikur të mos kishte arritur të hidratohej, veshkat e Pauellit do të kishin dalë jashtë funksionit dhe ai do të vdiste. Në vitin 1944, dy shkencëtarë e privuan veten nga uji – njëri për 3 dhe tjetri për 4 ditë – por hëngrën ushqime të thata. Ata e ndalën eksperimentin, shumë më përpara se gjendja e tyre të përkeqësohej deri në atë pikë sa të ishte e rrezikshme për jetën./Përshtati në shqip CNA.al
Koncepti i fast food, ushqimit të shpejtë, siç e kuptojmë so...
Nga Amy Mackinnon & Robbie Gramer “Foreing Policy”Duke fillu...
Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, ...
Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi t...
Nga Doug Schoen “Fox News”Në debatin e dytë dhe të fundit pr...
Nga Maria Berlinguer “La Stampa”Romë – Xhakino Kampolo, mbre...
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
“The Wall Street Journal”* Shumica e mediave po e injorojnë ...
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...