Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Gwynne Dyer
Ndërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimtar, në mund të nxjerrim tashmë disa përfundime në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. E para është që pamë përsëritjen e presidencialeve të vitit 2016.
Përbërja e Kolegjit Elektoral dhe identiteti i presidentit të ardhshëm janë ende në dyshim, por ne dimë të dhënat e votës popullore. Hendeku është i ngjashëm me atë të 4 viteve më parë kur kandidatja e demokratëve ishte Hilari Klinton.
Xho Bajden ka aktualisht 50 për qind të votave, krahasuar me Donald Trumpin me 48 përqind. Ose të paktën 3 milion vota më shumë se sa Trump. Së dyti, republikanët janë thuajse të sigurt se do të ruajnë shumicën në Senat.
Për pasojë, ata do të jenë në gjendje të bllokojnë çdo ligj që demokratët mund të propozojnë në rastin e fitores së Bajden, përfshirë çdo përpjekje për të diskutuar heqjen e Kolegjit Elektorale (një mision gjithsesi i dëshpëruar).
Dështimi për të fituar senatin, do t?i pengojë demokratët të caktojnë gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Lartë,qëështë zgjidhja e vetme për të përmbysur shumicën konservatore të vendosur atje nga republikanët (aktualisht 6 kundër 3).
Kjo do të thotë se çdo vendim i Gjykatës së Lartë për të rivendosur ndalimin e abortit, apo për të çmontuar reformën e kujdesit shëndetësor të Obamës, do të ishte e pamundur të kthehej mbrapsht.
Së fundmi, ka shumë të ngjarë që të shohim vazhdimin e luftës kulturore (thuajse gjithmonë pa armë) që tashmë ka përndjekur dhe shpërfytyruar Shtetet e Bashkuara. Nëse Trump humbet zgjedhjet, por vazhdon të mos e pranojë disfatën, duke hedhur akuza për manipulime, përplasjet do të intensifikohen. Për Trumpin, presidenca është një çështje ekzistenciale. Nëse do ta humbte, ai rrezikon një sërë padish në gjykatë kundër tij.
Ka nga ata që argumentojnë se një amnisti mund ta nxisë Trumpin të pranojë humbjen, dhe të largohet pa bërë shumë zhurmë nga Shtëpia e Bardhë. Nëse do të ndodhte do të ishte diçka pozitive. Fatkeqësisht Xho Bajden mund t?i ofrojë Trumpit vetëm imunitet nga ndjekjet penale federale, ndërsa disa nga problemet më serioze ligjore të Donald Trump janë në nivelin shtetëror.
Prandaj Trump është i detyruar të kapet pas udhëheqjes së Partisë Republikane, dhe të vonojë sa më shumë procesin përmes ankimimeve ligjor mbi procesin. Kur ai merrej me biznesin e pasurive të patundshme, instinkti i tij i parë ishte të paralizonte kundërshtarët e tij me një mori padish, edhe nëse shanset për fitore në gjykata ishin të vogla.
Në këtë mënyrë, Trump mund të blinte të paktën kohë. Në këtë rast ekziston gjithashtu mundësia, edhe pse e vogël, që një padi gjyqësore të mbërrijë deri tek miqtë e tij në Gjykatën e Lartë. Beteja në gjykata do të jetë e gjatë dhe rraskapitëse, dhe zgjedhjet nuk do t?i japin asnjë ?lehtësim?apo ?zgjidhje? Shteteve të Bashkuara.
Bajden duket në gjendje të fitojë dhe të bëhet presidenti i 46-të i vendit. Por fitorja e tij nuk do të jetë shumë bindëse, si për shumë amerikanë ashtu edhe për të huajt. Jashtë kufijve të vendit, duke filluar nga 2016, është përhapur ideja që zgjedhjet e fundit vetëm sa e kanë forcuar më tej:nuk mund t?u besohet Shteteve të Bashkuara.
Fakti që amerikanët gati e rizgjodhën Donald Trumpin në detyrë, pasi panë sjelljen e tij të keqe çdo ditë për 4 vjet me radhë, nuk të bën shumë optimist mbi opinionit publik në SHBA. E si mund t?i besohet një vendi të tillë? Për të dhënë një shembull, Bajden mund t?i rikthejë Shtetet e Bashkuara tek Marrëveshja e Klimës së Parisit (nga ku doli zyrtarisht më 4 nëntor), por ai është një traktat që Senati nuk do ta ratifikonte kurrë.
Obama arriti t`a miratojë duke pretenduar se nuk ishte një traktat, por nuk ka gjasa që një hile e tillë të funksionojë dy herë. E njëjta gjë vlen për aleancat dhe marrëveshjet tregtare:me Bajdenin në presidencë ata do të ishin të sigurt, por qeveritë e huaja nuk mund të mbështeten tek ai në planin afatgjatë.
Partnerët dhe aleatët, do të duhet të kërkojnë siguri diku tjetër, pasi në këtë pikë është e qartë se Trump nuk ishte një anomali. ?Amerika tjetër?, do të jetë gjithnjë një hap larg marrjes së pushtetit, dhe është një Amerikë sa e neveritshme po aq sa edhe e pabesueshme. / ?Internazionale? ? Bota.al
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Nga Andrea Widburg “American Thinker”Një faqe e re në intern...
Nga Thomas PikettyÇfarë do të bëjnë shtetet përballë rritjes...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”Pavarësisht nga disa pë...
Nga Scott Walker “Fox News”Kë dëshironi në krye të ekonomisë...
Një studim që përfshin më shumë se 5.000 pacientë me Covid-1...
E Marta e Zezë, ishte dita e katërt dhe e fundit e rënies dr...
Në vitin 1907, Dankan Mekdugall nga Masaçusets në SHBA, vend...
Nga Kevin Mccarthy “Fox News’Çdo katër vjet, amerikanët kanë...
Kancelarja Angela Merkel, u tha gjermanëve se duhet të presi...
Për të ndihmuar në mposhtjen, ose të paktën në mbajtjen nën ...
Kjo festë që zhvillohet më 31 tetor të çdo viti, ka qenë një...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...