Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kafeina është ilaçi më popullor psikoaktiv në botë. Njerëzit kanë pirë kafe, një burim natyral i kafeinës, për shekuj me radhë. Por rreth efektit të saj mbi shëndetin e njeriut ka pasur mesazhe të përziera për dekada. ?Tradicionalisht, kafeja është parë si një gjë e keqe?-thotë Mark Gunter, shefi i sektorit të ushqyerjes dhe metabolizmit në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC).
?Kërkimet në vitet 1980-1990, arritën në përfundimin se njerëzit që pinin kafe kishin një rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Por gjërat që nga ajo kohë kanë ndryshuar?- shton ai. Pas shumë studimeve në shkallë më të gjerë mbi popullsinë gjatë dekadës së fundit, shkencëtarët tani kanë të dhëna nga qindra mijëra konsumatorë të kafes.
Kafeja ishte e lidhur për një kohë të gjatë me rrezikun në rritje nga kanceri pasi përmban akrilamid, një substancë kancerogjene që gjendet tek disa ushqime si buka e thekur, ëmbëlsirat dhe patatet e skuqura. Sidoqoftë, në vitin 2016 IARC arriti në përfundimin se kafeja nuk është kancerogjene, përveçse nëse pihet shumë e nxehtë në temperaturë mbi 65 gradë Celcius.
Jo vetëm kaq, por shumë hulumtime të tjera të viteve të fundit, kanë zbuluar se kafeja mund të ketë në fakt një efekt mbrojtës. Disa studime kanë treguar një lidhje midis pirjes së kafesë dhe një acarimi më të vogël, dhe gjasave më të pakta në përsëritjen e kancerit të zorrës së trashë.
Në vitin 2017, Gunter publikoi rezultatet e një studimi që analizonte zakonet e pirjes së kafesë tek gjysmë milioni njerëz në mbarë Evropën për një periudhë 16-vjeçare. Ata që pinin më shumë kafe kishin më pak rrezik të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe kanceri.
Dhe këto rezultate janë në përputhje me studimet nga pjesë të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Gunter thotë se ka një konsensus të gjerë midis studiuesve, se njerëzit që pinë deri në 4 filxhanë kafe në ditë kanë më pak sëmundje krahasuar me ata që nuk pinë asnjë.
Por Peter Roxhers, që studion efektet e kafeinës tek sjellja, gjendja shpirtërore e njeriut dhe përqëndrimi në Universitetin e Bristolit në Britani, thotë se njerëzit që konsumojnë kafe mund të kenë thjesht një shëndet më të mirë themelor sesa njerëzit që nuk e pinë.
Njerëzit që konsumojnë rregullisht kafe kanë shpesh një presion gjaku të lartë, gjë që duhet të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Por, thotë Roxhers, nuk ka prova që presioni i lartë i gjakut nga pirja e kafesë shoqërohet me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Një grup studiuesish vëzhgoi efektet e pirjes së kafesë me kafeinë tek niveli i sheqerit në gjak. Një studimi i vogël, i kryer nga Qendra e Dietave Ushqimore dhe Metabolizmit në Universitetin Bat në Angli, vëzhgoi se si kafeja ndikon në reagimin e trupit në mëngjesi pas një gjumi të çrregullt gjatë natës.
Ata zbuluan se pjesëmarrësit që pinin kafe, të pasuar nga një pije me sheqer, kishin një rritje prej 50 për qind të sheqerit në gjak, krahasuar me ato kur nuk e konsumonin kafenë para mëngjesit.
Përveç efekteve të mundshme të kafesë në shëndetin e zemrës dhe kancerit, ajo ndikon shumë në tru dhe sistemin nervor. Disa njerëz mund të pinë kafe me kafeinë gjatë gjithë ditës, ndërsa të tjerët mund të kenë probleme edhe pas vetëm një filxhani.
Studimet kanë zbuluar se ndryshimet në gjenet tona, mund të ndikojnë në mënyrën se si 2 njerëz e tretin kafeinën. Ndërkohë, për pirësit e rregullt të kafes ka lajme të këqija, sidomos për ata që e pinë me një përqendrim të madh. ?Konsumimi i kafesë nuk sjell asnjë përfitim mbi aftësinë tonë për të punuar në mënyrë efikase, pasi ne bëhemi tolerantë ndaj këtij efekti. Të vetmit njerëz që e përdorin kafeinën në avantazhin e tyre, janë ata që nuk e pinë atë rregullisht?-thotë Roxhers.
Mënyra se si e pini kafenë, nuk duket se e ndryshon lidhjen me një shëndet më të mirë. Duke studiuar njerëz në të gjithë Evropën, Gunter zbuloi se lloje të ndryshme kafeje ende shoqëroheshin me përfitime shëndetësore. Por studiuesit në vitin 2018 zbuluan se lidhja midis kafesë dhe jetëgjatësisë ishte më e dukshme për kafen e bluar./Përshtati në shqip CNA.al
Studiuesit kanë zhvilluar një trajtim me spraj të hundës, që...
Nga Reda Cherif, Fuad Hasanov& Michael Mina “Health Affairs”...
Nga Rich Lowry“National Riview”Performanca e Trump në zgjedh...
Në fund të muajit gusht, Administrata Amerikane e Ushqimit d...
Nga Gwynne DyerNdërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimta...
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Nga Andrea Widburg “American Thinker”Një faqe e re në intern...
Nga Thomas PikettyÇfarë do të bëjnë shtetet përballë rritjes...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”Pavarësisht nga disa pë...
Nga Scott Walker “Fox News”Kë dëshironi në krye të ekonomisë...
Një studim që përfshin më shumë se 5.000 pacientë me Covid-1...
E Marta e Zezë, ishte dita e katërt dhe e fundit e rënies dr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...