Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i infektuar më parë me SARS-CoV-2, është dukshëm më pak i saktë sesa sugjerohej nga studimet e mëparshme. Kështu raportojnë shkencëtarët në një studim të ri.
ABC-19 Rapid Test, i zhvilluar për përdorim nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe dhe BE-së, gjurmon antitrupat kundër virusit nga një pikë e vogël gjaku e marrë nga njëri gisht, dhe mund të japë përgjigjen në vetëm 20 minuta, pa pasur nevojë për pajisjet e një laboratori të specializuar.
Ideja është që punonjësit e spitaleve të mund ta kryejnë shpejt dhe lehtësisht testin dhe të marrin menjëherë përgjigje, për të pasur një ide se sa njerëz në komunitet kanë antitrupa kundër SARS-CoV-2. Ajo e nxiti qeverinë britanike të porosiste1 milionë test të tilla për një shumë prej 75 milion paund ose gati 100 milionë dollarë.
Lëvizja e Londrës u nxit gjithashtu nga rezultatet pozitive të një studimi të financuar nga UK-Rapid Test Consortium – një organ që përfaqëson njëkompani tregtare, përfshirë Abingdon Health dhe Omega Diagnostics, që zhvilloi testin AbC-19. Ky studim, i drejtuar nga studiues nga Universiteti Ulster në Irlandën e Veriut, është publikisht i disponueshëm, por po pret ende rishikimin e kolegëve. Ai zbuloi se testi i shpejtë AbC-19, nuk do të jepte asnjë rezultat pozitiv të rremë, me një specificitet 100 për qind. Specificiteti është aftësia për të identifikuar saktë një kampion negativ të vërtetë, në vend se të japësh një rezultat negativ të rremë. Studimi i Ulster, zbuloi gjithashtu se ndjeshmëria e testit ishte 97.7 për qind.
Ndjeshmëria është aftësia për të identifikuar në mënyrë korrekte një mostër vërtet pozitive.Por tani një studim i ri i pavarur mbi AbC-19, ka gjetur rezultate dukshëm të ndryshme përsa i përket saktësisë së provës nga gjaku i marrë nga gishti. Një ekip shkencëtarësh nga Universitetet e Bristol, Kambrixh dhe Uoruik analizuan mostrat e gjakut nga 2.847 punonjës të kujdesit shëndetësor, 268 prej të cilëve kishin dhënë më parë një rezultat pozitiv të testit PCR për Covid-19, ndërsa 2.579 të tjerët kishin një status të panjohur të infeksionit të mëparshëm.
Për më tepër, ata testuan mostrat nga 1.995 dhurues të gjakut para- pandemik (negativë të njohur para pandemisë së koronavirusit).Rezultatet e studimit të ri, sugjerojnë që specificiteti i AbC-19 është 97.9 për qind (jo 100 për qind, siç pretendoi studimi Ulster) dhe ndjeshmëria e tij është 92.5 për qind (bazuar në rastet e konfirmuara nga PCR). Por mund të bjerë deri në 84.7 për qind, në rastet kur statusi i infeksionit paraprak është krejtësisht i panjohur. Dallimet midis dy studimeve, ka të ngjarë të pasqyrojnë ndryshimet në mënyrën se si të dy grupet e testuan pajisjen AbC-19, por sugjerohet që hulumtimi Ulster nuk ofroi një pamje aq të qartë sa mund të kishte saktësinë e testit.
Studimi i pavarur – i udhëhequr nga Rania Mulçandani nga Programi i Trajnimit të Epidemiologjisë në Terren në Britani – zbuloi se 1 në 5 punonjës që janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë, dhe që rezultojnë pozitivë në testin AbC-19, do të ishte një pozitiv i rremë, në një skenar ku 10 për qind e popullsisë së testuar është infektuar me SARS-CoV-2. Ndërsa asnjë provë nuk është kurrë e përsosur, saktësia e raportuar e reduktuar e testit AbC-19, është diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm, thonë studiuesit. Por Departamenti për Shëndetin dhe Kujdesin Social në Britani (DHSC), këmbëngul se gjetjet e reja nuk janë një problem për përdorimin e synuar të AbC-19.
?Këto teste janë miratuar për t?u përdorur në studimet mbikëqyrëse, dhe për këtë arsye janë blerë. Ato nuk ishin menduar kurrë për përdorim të gjerë publik, dhe është spekulative ta injorosh me qëllim këtë fakt në raport?-thuhet në deklaratë.
Por pasojat nga këto zbulime të reja, mund të jenë të rënda. Ka që tani akuza se qeveria britanike vonoi publikimin e gjetje vetë studimit të ri, dhe tashmë kanë nisur procedurat ligjore kundër qeverisë në lidhje me testet e shpejta./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.sciencealert.com/rapid-covid-19-test-is-not-as-accurate-as-we-were-told-scientists-warn
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)I vetmi akt ci...
Nga Rick Fuentes “American Thinker”Të mbështetur nga media k...
Ata që vizitojnë sot luginën e lumit Piave në Itali, nuk do ...
Nga Benjamin Quenelle “Les Echos”Ish-Bashkimi Sojetik po lëk...
Al Kapone ishte gangsteri i fundit. Ai hyri në botën e krimi...
Njerëzit që nuk kanë aktivitet fizik, kanë thuajse 2 herë më...
Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt,...
Në orën e 11-të, në ditën e 11-të të muajit të 11-të të viti...
Të jetuarit gjatë 8 muajve të një pandemie,të nxit të kesh m...
Baret, restorantet, palestrat dhe hotelet. Këto janë vendet ...
Nga Craig Turp-Balazs “Emerging Europe”Sipas parashikimeve t...
Nga David Keltz “American Thinker”Presidenti Donald Trump, k...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se dy të tretat e pac...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”Presidenca e pabesuesh...
Një zyrtari i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, që mbikëq...
Nga Margot Cleveland “The Federalist”“Bashkëqytetarët e mi a...
Imagjinoni sikur të ishit një anëtar i kalorësisë së frikshm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...