web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elitat i duan bllokimet anti-Covid, për të kontrolluar jetën tonë

18 Nëntor 2020, 07:18, Blog CNA

Nga Tucker Carlson ?Fox News?

Amerika po futet sërish në bllokim. Në disa vende, kjo gjëpo ndodh tashmë. Joe Biden ka premtuar më shumë nga gjithçka:më shumë maska, më shumë karantina, më shumë kufizime në udhëtime, më shumë kufizime se me kë mund të darkojmë,dhe kë mund të prekim.

Detajet më intime të jetës sonë, po kontrollohen plotësisht nga klasa jonë udhëheqëse. Njerëzit që u bërtisnin politikanëve:?Larg duart nga trupit tim!?, nuk janë duke thënë asgjë në lidhje me këtë. Në fakt, ata po e inkurajojnë atë.

Prandaj pyetja është: Për çfarë bëhet fjalësaktësisht? E gjitha kjo nuk ka të bëjë me shkencën. Nëse maskat dhe bllokimet bllokojnë vërtet infeksionet e koronavirusit, ne nuk do të shihnim raste të reja pas 9 muajsh. Por po i shohim ato, dhe ?gjenitë? e shkencës gabuan sërish.

Këtë herë, ata nuk po shqetësohen mëas të na tregojnë studime serioze shkencore, për të justifikuar vazhdimin e politikave të tyre, pasi nuk ka ndonjë studim që e mbështet bllokimin. Atëherë çfarë po ndodh?Kryepeshkopi katolik Karlo Viganoe ka një ide. Vigano është një nga treguesit e së vërtetës në kishën e tij. Ai u bë shumëjo-popullor në hierarkinë kishtare disa vjet më parë, kur zbuloi bashkëpunimin e tyre për fshehjen ndër dekada tëabuzimeve seksuale.

Vigano, 79-vjeçar, thotë atë mendon se është e vërtetë.Disa javë më parë, ai i shkroi një letër presidentit Donald Trump, duke i vlerësuar bllokimet nga një perspektivë që thuajse nuk e dëgjon kurrë në këtë vend.?Deri në shkurtin e këtij viti, askushnuk do ta kishte menduar ndonjëherë që në të gjitha qytetet tona, qytetarët do të arrestoheshin thjesht sepse duan të ecin në rrugë, të marrin frymë, pse duan të mbajnëhapur bizneset e tyre, apo pse duan të shkojnë në kishë të dielën. E megjithatë kjo gjë po ndodh tani në të gjithë botën … Të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimtarëve po mohohen, në emër të një emergjence shëndetësore, që po zbulohet gjithnjë e më shumë si e dobishme për vendosjen e një tiranie ç?njerëzore etëpafytyrë?- shkruante ndër të tjera ai.

Nëse këto fjalë nuk i keni dëgjuar, kjo e ka njënjë arsye. Mediat tona kryesore,bënë çmos që ta censuronin apo diskreditonin letrën e Viganos drejtuar presidentit. ?Yahoo Neës? u përpoq ta lidhte klerikun e moshuar me grupimin QAnon, gjë që për ta do tëkishte kuptim.
Vigano pretendoi se një emergjencë globale shëndetësore,është duke u përdorur nga njerëzit në pushtet, për qëllime që nuk kanëasnjë lidhje me vetë virusin, dhe natyrisht që kjo është një çmenduri. Ky është qëndrimi i medias në lidhje me këtë. Problemi i vetëm, është se ajo që shkroi Vigano, është në fakt e vërtetë. Nuk është një teori konspiracioni. Mos harroni se çfarë tha kryeministri kanadez Xhastin Trudo në shtator duke folur në Kombet e Bashkuara.

?Kjo pandemi na ka dhënë një mundësi për një rivendosje të gjërave. Ky është shansi ynë për të përshpejtuar përpjekjet tona para-pandemike, për të reformuar sistemet ekonomike që tëadresojmë sfidat globale si varfëria ekstreme, pabarazia dhe ndryshimi i klimës. Ky është shansi ynë?– u shpreh Trudo.

Pra jo shansi i qeveritarëve për ta shpëtuar botën nga një virus me një mbijetesë prej 99 për qind. Pra ky është shansi ityre për të imponuar kontrolle të pashembullta shoqërore mbi popullatën, në mënyrë që të anashkalojmë demokracinë, dhe të ndryshojnë gjithçka në përputhje me teoritë e tyre të çuditshme akademike, që nuk as janë testuar kurrë në botën reale, dhe as nuk kanë kuptim.
Klaus Shvab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, ka shkruar një libër me titull

?Covid-19:Rivendosja e madhe?. Libri nuk ka të bëjë në fakt me shkencën apo mjekësinë. Përkundrazi, ai përshkruan se ?çfarë ndryshimesh do të nevojiten, për të krijuar një botë më gjithëpërfshirëse, elastike dhe më të qëndrueshme që të ecëpërpara?.
Për çfarë ndryshimesh flet Shvab? Ne nuk e dimë Ajo për të cilën jemi të sigurt, është për ta do të paguajnë sërishnjerëzit e thjeshtë.

Kujtoni pak si flisnin udhëheqësit tanë kur filloi pandemia. Bllokimet për shkak të koronavirusit,nisën rreth 8 muaj më parë, në mesine marsit. Në atë kohë, guvernatori i Kalifornisë Gevin Njuzëm parashikoi që 56 për qind e popullsisë së shtetit të tij – më shumë se 25 milion njerëz – do të infektoheshin me virusin brenda 8 javësh. Bizneset do të duhet të mbyllen, pranoi ai, duke premtuarmegjithatë se gjithçka
do të mbaronte shumë shpejt.

Çfarë ndodhi nga ajo kohë?

Deri më15 nëntor, vetëm rreth 2.6 për qind e popullsisë totale të Kalifornisë është infektuar. Pra 20 milion më pak njerëz sesa parashikoi Njuzëm. Në disa aspekte, kjo duket si një fitore. A mund ta shpallim pra fitoren? Jo, është e kundërta.
Të hënën, Njuzëm njoftoi vendosjen e bllokimeve të reja. Njuzëm thotë se po i zbaton këto bllokime mbi baza shkencore. Por ai nuk beson tek to, pasi 9 ditëmë parë, u kap duke shkelur udhëzimet e tij, duke ngrënë në një nga restorantet më të shtrenjta të shtetit me një duzinë njerëzish të tjerë.

Meqë ra fjala, ai është mirë. Nuk vdiq pas atij akti. Kur je Zot, nuk ke frikë nga viruset. Bllokimet janë për njerëzit e vdekshëm. Por edhe për sa kohë mund të vazhdojë i gjithë ky kombinim i çuditshëm,por gjithsesi i njohur i hipokrizisë dhe autoritarizmit?

Është e vështirë të imagjinohet, se mund të zgjasëpërgjithmonë. Në letrën e tij tëmuajittë shkuar për presidentin Trump, kryepeshkopi Vigano shprehej:?KjoRivendosje e Madhe është e destinuar të dështojë,pasi ata që e planifikuan nuk e kuptojnë se ka ende njerëz që janëtë gatshëm të dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre, të dashurit e tyre, për t?u dhënë një të ardhme fëmijëve dhe nipërve të tyre?.

Le të shpresojmë që kjo gjëtë jetë e vërtetë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-coronavirus-pandemic-lockdowns-great-reset





Lajmet e fundit nga