Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga John Lichfield ?Politico.eu?
Dy vjet më parë, në nëntorin e vitit 2018, lëvizja e protestës anti-establishment e njohur si
?Gilets jaunes? (Jelekëverdhët) shpërtheu në të gjithë Francën. Për më shumë se një vit, protestuesit – të zemëruar me rritjen e taksave mbi naftën, por edhe me presidencën e Emanuel Makron në përgjithësi – do të shkaktonin jo pak trazira serioze, teksa protestat e mëdha të përjavshme dhe bllokimet e trafikut, po dominonin debatin politik.
Ajo revoltë origjinale, u shndërrua më shumë se një vit më parë. Lëvizja, e përvetësuar nga anëtarët e saj më ekstremistë, tani mezi po mbijeton si një lloj lëvizje më urbane dhe anti-kapitaliste. Ajo është shndërruar nga një revoltë e njerëzve, në një gjendje të përhershme revolte. Unë jetoj në Normandinë rurale, një nga bazat kryesore mbështetëse të Jelekëverdhëve. Dy vjet më parë, më shumë se gjysma e makinave këtu mbanin Jelekët e Verdhë në xhamat e tyre ? simboli i lëvizjes me të njëjtin emër.
Në muajt e parë, zhvillova shumë biseda me përfaqësues të kësaj lëvizje në rrethrrotullimet lokale, të cilat ata zakonisht i bllokojnë. Unë kam biseduar edhe me fqinjët e mi, të cilët nuk kishin folur kurrë më parë për politikë. Ata ishin në fillim, fansa të mëdhenj të Jelekëverdhëve, dhe pro kundërshtimit ndaj presidentit Makron.
Kjo duket se ka ndryshuar javët e fundit, midis krizave të pandemisë së koronavirusit dhe terrorizmit islamik. Lëvizja origjinale e Jelekëverdhëve, bazohej në një mori ankesah të ndryshme. Që të gjithë, nga protestuesit aktivë deri tek mbështetësit pasivë, kishin probleme të ndryshme.
Në atë formë, gjeografia politike e lëvizjes origjinale, përputhej në shumë aspekte me gjeografinë politike të Brexit në Britani, apo Trumpizmin në Shtetet e Bashkuara. Protestat ishin një shprehje e një ndarje midis Francës rurale, apo periferisë së jashtme dhe Francës së zonave të mëdha metropolitane. Ato nxorën në pah një pakënaqësi dhe ndjenjë të identitetit të kërcënuar në ?la France profonde?, që ishte e justifikuar dhe e ekzagjeruar deri në absurd nga teoritë e konspiracionit të përhapura në internet. Nëse protestuesit nuk binin dakord për atë që ishte e gabuar, ata ranë dakord mbi atë që duhej të fajësonin:Makronin.
Ai ishte arrogant, i largët, i pandjeshëm, thoshin ata. Ai ishte arketipi i politikanit të mbi-arsimuar në shkollat më të mira të elitës politike franceze. Ai ishte lloji i të riut të mençur që dikur qëndronte pas presidentit Holond. Dhe tani ai ishte vetë president. Por ai zemërim anti-Makron duket se është zbehur, ose së paku e ka humbur një pjesë të forcës së tij. Para se Franca të hynte në bllokimin e dytë për shkak të koronavirusit, unë vizitova në shtëpi një nga fqinjët e mi. Një mbështetëse origjinale e Jelekëverdhëve, ajo është në mesin e të 70-ave. Unë do ta quaj Henrieta. Për habinë time, ajo ngriti temën e politikës.
?Kam ndryshuar mendim për Makronin. Mendoj se edhe ai ka ndryshuar. Ai flet ndryshe tani, është më modest. Dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ne në këtë epidemi. Ai ka gabuar në shumë gjëra, por nga ana tjetër ka bërë shumë për njerëzit?– më tha ajo.
Sipas Henrietës, edhe vajzat e saj thonë të njëjtën gjë. ?Ato janë zemëruar se kanë mbetur pa punë, por aktualisht po marrin ndihmë nga shteti. Ato e urrenin dikur Makronin. Tani thonë:Po, këtu është keq, por mund të ishte edhe më keq. Shihni se çfarë po ndodh në vendet e tjera?– shton ajo.
Sa tipike është Henrieta si votuese? Në disa aspekte, aspak. Ajo e ndjek nga afër politikën dhe aktualitetin, por në një mënyrë të modës së vjetër:Ajo sheh lajmet në televizor dhe lexon ?Ouest France?, gazetën e shkëlqyer rajonale që qarkullon në Bretanjë, dhe pjesën jugore të Normandisë.
Ajo nuk e përdor Facebook-un, dhe nuk ka kompjuter apo celular. Si e tillë, ajo është e izoluar nga zemërimi anti-establishment dhe teoritë e konspiracionit rreth Covid-19, që përhapen pa pushim në mediat sociale si vetë koronavirusi.
Por ndryshimi i qëndrimit së Henrietës, pasqyron një ndryshim më të gjerë të qasjes midis njerëzve që e mbështetën ose e simpatizuan lëvizjen e Jelekëverdhëve në formën e saj fillestare, dhe që tani mendojnë se kanë më pak arsye për të mos i besuar një presidenti, që është angazhuar në një betejë të madhe kundër pandemisë. Ditët e fundit, Makron ka përjetuar një rritje në sondazhe, duke reflektuar ndoshta atë që unë do ta quaj ?efekti Henrieta?. Bllokimi i dytë për shkak të koronavirusit, dhe 2 sulmet terroriste të muajit të kaluar, kanë krijuar një lloj ndjenje përkohshme të bashkimit kombëtar.
Në një sondazh të Ifop-Fiducial javën e kaluar, vlerësimi për Makron u rrit me 6 për qind duke shkuar në 49 për qind në total. Midis të anketuarve mbi 65-vjeç, rritja e mbështetjes ishte është veçanërisht më e dukshme:16 për qind.
Por shifra të tilla – që janë shumë të larta për një president francez në gjysmën e dytë të mandatit të tij – nuk do të zgjasin shumë. Me apo pa një vaksinë anti-Covid, Franca përballet me një 2021 tepër të zymtë, me humbje potencialisht të mëdha të vendeve të punës në sektorin e argëtimit, shitjeve me pakicë dhe udhëtimit me avion.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në prillin e vitit 2022, janë 1 vit e gjysmë larg. Asnjë president francez nuk është zgjedhur për një mandat të dytë që nga viti 2002. Të gjitha shanset janë grumbulluar kundër Makronit. Ai u zgjodh në vitin 2017, si kampioni i një France të re, metropolitane.
Për të fituar një mandat të dytë, ai do të duhet të mobilizojë të paktën një pjesë të këtij elektorati. Gjithashtu, atij do t?i duhet të ruajë grupin e mbështetësve më të rinj të tij në mesin e votuesve të moshuar dhe rurale, dhe të gjejë mënyra për ta bërë më të qëndrueshëm ?efektin Henrieta?./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.politico.eu/article/two-years-on-some-yellow-jacket-supporters-no-longer-hate-macron/
Nga Tim Judah “The Economist”Ndërsa vendet evropiane do të k...
Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varre...
Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e k...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Amerika po futet sërish në bllo...
Një vit më parë, nëse shikoje dikë që mbante maskë, mendja t...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i ...
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)I vetmi akt ci...
Nga Rick Fuentes “American Thinker”Të mbështetur nga media k...
Ata që vizitojnë sot luginën e lumit Piave në Itali, nuk do ...
Nga Benjamin Quenelle “Les Echos”Ish-Bashkimi Sojetik po lëk...
Al Kapone ishte gangsteri i fundit. Ai hyri në botën e krimi...
Njerëzit që nuk kanë aktivitet fizik, kanë thuajse 2 herë më...
Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt,...
Në orën e 11-të, në ditën e 11-të të muajit të 11-të të viti...
Të jetuarit gjatë 8 muajve të një pandemie,të nxit të kesh m...
Baret, restorantet, palestrat dhe hotelet. Këto janë vendet ...
Nga Craig Turp-Balazs “Emerging Europe”Sipas parashikimeve t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...