web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Epidemitë dhe revoltat shoqërore: Një marrëdhënie shkak-pasojë?

20 Nëntor 2020, 08:02, Blog CNA

Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shkatërruese dhe kryengritjet popullore. Në Sirakuzë të Italisë në vitin 1837, ishte epidemia e kolerës, ajo që shërbeu si shkëndijë për një revoltë popullore, që shpërtheu edhe për shkak të hipotezës se sëmundja ishte përhapur qëllimisht nga Burbonët sundimtarë.

Më herët në kohë, në vitin 1647, një kryengritje e udhëhequr nga mjeshtrat e artizanatit shpërtheu në Palermo, e nxitur nga rritja e taksave. Vetëm njëzet vjet më parë, në vitin 1624, qyteti ishte shkatërruar nga një epidemi e murtajës, e cila zgjati mbi 1 vit dhe përfundoi vetëm falë Santa Rosalia, që më vonë u shpall si shenjtorja mbrojtëse e Palermos. Tabloja e një vendi gjatë një epidemie, është gjithmonë e njëjtë. Vdekja nga infektimi, karantina, dhe ndërhyrjet e qeverisë, që nuk konsiderohen asnjëherë të përshtatshme për situatën.

Kjo pasi izolimi sjell me vete pasoja ekonomike dhe sociale, të cilat janë të vështira për t?u pranuar. Qytetarët ndihen të shtypur dhe ndonjëherë duke minimizuar rreziqet, ata e shprehin publikisht mospajtimin e tyre, që në disa raste kthehet në një revoltë të hapur.
Gjithçka duket si një përshkrim i asaj që po ndodh në shumë pjesë të botës, gjatë epidemisë së Covid-19 në këtë vit fatkeq. Dr.Mark Sen në një artikull të vitit 2003 me titull ?Jeta dhe ligji anglez në kohën e Vdekjes së Zezë?, duke iu referuar revoltave fshatare që shpërthyen
në Angli në vitin 1381 shkruan:Si lidhen protestat e dhunshme të vitit 1381 me Vdekjen e Zezë të vitit 1348, e cila e kishte shfarosur popullsinë angleze (dhe rreth një të tretën e popullsisë evropiane)?

Të gjitha ato vdekje kishin sjellë një rënie të theksuar të punës, falë së cilës fshatarët kishin fituar një ?fuqi negocimi? (në terma modernë) të panjohur më parë. Shkëndija që shkaktoi kryengritjen, ishte një përpjekje për të mbledhur sërish taksat nga zyrtari qeveritar, Xhon Bampton, në një qytet të vogël në Eseks më 30 maj 1381. Populli reagoi dhunshëm, dhe protesta u përhap praktikisht në të gjithë Anglinë.

Fshatarët kërkuan fundin e skllavërisë, artizanët uljen e taksave. Revoltës iu bashkuan madje edhe disa zyrtarë. Pasi kapën dhe vranë Sajmën Sadbërin, Kryepeshkopin e Kanterbërit, mijëra demonstrues u dyndën në Londër, ku pasi vranë disa anëtarë të qeverisë mbretërore, hapën burgjet dhe u vunë flakën simboleve të pushtetit.

Pas disa lëshimeve të dukshme (si heqja e skllavërisë), të garantuara nga mbreti Rikardi II vetëm sa për të blerë kohë, revolta u shtyp pasi u vra udhëheqësin karizmatik, Uot Tajler. Më vonë u ekzekutuan edhe udhëheqësit e tjerë rebelë. Gjithçka mbeti thuajse si më parë:sovrani hoqi dorë nga premtimet e bëra (dhe të nënshkruara), por të paktën parlamenti nuk guxon të vendosë taksa të reja për një kohë të gjatë.

Në vitin 1578 në Evropë u rishfaq sërish Murtaja, e cila goditi gjithashtu Londrën. Mbretëresha Elizabeta i vendosi menjëherë të karantinonte të sëmurët por edhe të shëndetshmit, pikërisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Vendimi nuk u prit mirë. Ai nuk u cilësua një formë parandalimi, por më tepër një ndëshkim kundër individëve.

Sipas historianes Kira Njuman, kështu do të ndodhë gjatë epidemisë së vitit 1636 po në Angli. Qytetarët e Londrës, përpiqen të mos i pranojnë masat kufizimet. Ndëshkimet ndaj shkelësve u shtuan. Pas vitit 1604, ata që kishin shenja të murtajës në trupat e tyre, dhe largoheshin nga shtëpia, ekzekutoheshin me varje. Në qershorin e vitit 1595, në Londër shpërtheu e ashtuquajtura ?Revolta e Nxënësve?:një mijë praktikantë protestuan për kushtet e këqija në të cilat jetonin, për rritjen e çmimeve të ushqimit dhe për lakminë e udhëheqjes.

Sëmundja e murtajës e goditi në vitin 1348 qytetin e Firences në Itali, që në atë kohë ishte në qendër të shkëmbimeve tregtare, të lidhura kryesisht me industrinë e tekstilit. Viktimat vlerësohet se përbënin 2/3 e numrit të banorëve në total, ose rreth 100.000 njerëz.
Ajo rënie drastike e popullsisë, vetëm sa e nxiti revoltën shoqërore, që arriti kulmin 30 vjet pas fundit të epidemisë. Ciompi, ata që ishin përgjegjës për përpunimin e leshit të bagëtive, nisin të rebelohen, pasi qenë ndër ata që vuanin më shumë nga manovrat ekonomiko-politike të klasave sunduese, të cilat shkarkuan mbi punëtorët peshën e krizës së shkaktuar nga epidemia e murtajës.

Së bashku me një pjesë tjetër të popullit fiorentin, ata pushtuan sheshin dhe pretenduan të kenë një peshë politike në qeverisjen e qytetit. Udhëheqësi i revoltës ishte Mikele di Lando, që u bë drejtues i gjykatës. Por mungesa e përgatitjes dhe kërkesat në rritje të punëtorëve, do të çonin në rivendosjen e shpejtë të statuskuosë së para revoltave, dhe kryengritja e Ciompi nuk do të sillte asgjë.
Ajo ngjarje është një demonstrim tjetër i teorisë së Sen:epidemia përdoret si një shkas për një revoltë kundër padrejtësive shoqërore dhe ekonomike. Dhe ato protesta përfundojnë me gjakderdhje, dhe asgjë nuk ndryshon në rendin shoqëror dhe politik të kohës. Një leksion i hidhur për ata që shpresojnë për një ndryshim global për mirë pas Covid-19./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.vanillamagazine.it/epidemie-e-rivolte-sociali-un-rapporto-di-causa-effetto





Lajmet e fundit nga