Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Harold James ka shkruar mbi globalizimin dhe shkatërrimin e tij të pritshëm për pjesën më të mirë të 40 viteve të fundit. Historiani i ekonomisë në Universitetin Prinston, ka analizuar efektet e krizave financiare të vjetra dhe të reja, nga Depresioni i Madh i viteve 1930, deri në rënien e tregjeve financiare në vitin 2008.
Libri i tij i vitit 2002, ?Fundi i globalizimit?, shqyrtoi se si Depresioni i Madh e përmbysi globalizmin:Të ballafaquar me një krizë të rëndë financiare, kombet u larguan nga lidhjet kulturore dhe ekonomike jashtë vendit. James sugjeroi atëherë, se forcat që i kthyen shoqëritë kundër globalizmit në vitet 1930, kishte të ngjarë të shfaqeshin sërish gjatë shekullit XXI-të ? edhe pse kombet kishin krijuar lidhje gjithnjë e më të ngushta përmes tregtisë, emigrimit dhe teknologjisë.
Analistët e kujdesshëm të politikës dhe biznesit në vitin 2020, nuk mund të fajësohen pse po pyesin nëse Covid-19 ? një anë e errët e ndërvarësisë, e transportuar nga një grimë e vogël e ARN virale ? do të shkaktojë një reagim të ri anti-globalizim.
Me tamponët dhe shiringat e nevojshme që mungojnë, a nuk do të kujdesen më parë vendet për qytetarët e tyre, duke u mobilizuar për të prodhuar vetë pajisjet mjekësore që dikur i kishin blerë nga Kina apo India? Me kaq shumë qytetarë pa punë, a nuk do të fillonin qeveritë ?të rishikonin? vendet e punës që kompanitë i kanë transferuar jashtë vendit?
Përkundrazi, thotë James; mund të ndodhë e kundërta. Pandemia do të revolucionarizojë thuajse me siguri mënyrën se si ndërvepron bota, por jo në mënyrën e tmerrshme që mendojnë disa analistë. James foli për revistën ?Knowable?, se pse Covid mund të përfundojë duke e zgjeruar globalizimin, në vend se ta shkatërrojë atë.
Çfarë është globalizimi, dhe pse është i rëndësishëm?
Unë e përkufizoj globalizmin si lëvizshmërinë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit ? dhe i përfshirë në të gjitha këto është globalizimi i ideve, që e lidh botën duke e bërë një. Globalizimi ka vijuar si proces gjatë gjithë historisë.
Në dekadën e fundit, arkeologët u habitën kur zbuluan se skeletet e njerëzve që ishin varrosur në Italinë e Jugut gjatë Perandorisë Romake kishin ADN aziatike. Në faza të ndryshme ka pasur intensitete të reja në këtë proces.
Zhvillimi i anijeve me vela në periudhën e hershme moderne, mundësoi udhëtime në distanca më të gjata, ashtu si hekurudhat e shekullit XIX, hapën pjesët e brendshme të kontinenteve. Avioni dhe më vonë interneti në shekullin XX-të, e hapën gjithashtu globalizimin në zona të reja.
Globalizimi diktohet pjesërisht nga nevojat materiale dhe nga efikasiteti:Ai nuk ka kuptim, dhe as nuk është i mundur për çdo vend për të prodhuar çdo lloj të mire. Por nuk mendoj se është thjesht çështje e sigurimit të një sendi të dëshiruar, që mund ta gjeni thjesht diku tjetër. Është gjithashtu një çështje kurioziteti.
Ne e shohim ambientin tonë kufizues, dhe duam të rinisim diku tjetër jetën tonë. Emigrimi dhe ndërveprimi me të tjerët, ushqehet shpesh nga njerëz që u ikin fatkeqësive, por ndonjëherë edhe sjellja aventureske. Në vitet 1920 dhe 1930, globalizimi ishte gjithashtu një fenomen i ideve.
Kadetët në Akademinë Ushtarake Kineze Whampoa, vendosën të themelonin një parti fashiste pasi këtë gjë kishte bërë më herët Italia. Lëvizja e mallrave dhe kapitalit nëpër botë nuk kishte arritur në atë kohë në vëllimin e fundit të shekullit XX. Por një krizë bankare në Austri, ishte ende në gjendje të prodhonte një efekt domino në të gjithë botën, ashtu si rënia e tregut të shtëpive në SHBA e shkatërroi ekonominë globale në vitin 2008. Ndërgjegjësimi për ndikimin në të dyja rastet ishte i njëjtë.
Në librin tim të vitit 2018, unë analizova zhvillimet në vitin 2008 dhe e mata globalizimin dhe de-globalizimin në termat e flukseve ? të mallrave, të njerëzve, të kapitalit dhe të të dhënave. Ajo që zbulova ishte se të dhënat nuk e mbështesnin plotësisht nocionin që de-globalizimi ishte dominues.
Pra zërat mbi ?fundin e globalizimit? janë shumë të ekzagjeruara?.
Njerëz të tjerë kanë shpikur parulla si ?globalizimi?. Sigurisht, kriza financiare e vitit 2008, prodhoi një goditje kundër globalizimit dhe një debat shumë më të gjerë nëse është e dëshirueshme, apo e pajtueshme me demokracinë apo jo, dhe kushtet në të cilat po funksionon globalizimi. Shumë menduan se globalizimi kishte marrë fund, por kushtet në terren nuk ndryshuan në një mënyrë shumë dramatike.
Çfarë ndryshimesh ndodhën?
Ka pasur më shumë konflikte tregtare që nga viti 2008. Ka pasur më shumë rezistencë ndaj emigrimit, si dhe ka pasur gjithashtu një farë shtetëzimi të sistemeve financiare, veçanërisht në Evropë. Modelet e tregtisë ndryshuan, me disa prodhime që i afroheshin vendeve amtare. Shumë prej tyre kishin pak të bënin me konkurrencën globale.
Përkundrazi, drejtoheshin nga kërkesa e konsumatorit dhe padurimi. Për shembull, stilet e modës së shpejtë, ishin më të lehta për t?u shpërndarë nëse prodhonit më shumë në vend, dhe jo shumë larg në Azi. Një sasi e vogël e prodhimit amerikan u rikthye në Shtetet e Bashkuara.
Disa prodhime evropiane shkuan në Evropën Juglindore ? në Rumani ose Ukrainë, dhe jo në Kinë.
Këto nuk janë shumë të mëdha për sa i përket vëllimit, por mbeten gjithsesi një prirje interesante dhe e rëndësishme. Padyshim, unë mendoj se zgjedhja e Trump si president në vitin 2016 dhe Brexit, që ndajnë një kundërshtim thelbësor ndaj globalizmit, përshtaten që të dyja me narrativën e reagimit kundër globalizimit. Por deri këtë vit, kishte një panoramë shumë të përzier për sa i përket ndryshimeve aktuale. Ky vit ka shtuar një dimension të ri.
Për shkak të Covid-19?
Po. Në mënyrë të parashikueshme, shumë njerëz, përfshirë këshilltarin e Trump, Peter Navarro, kanë thënë se globalizimi ishte mëkati fillestar që prodhoi krizën e Covid. Koronavirusi u shfaq për herë të parë në vende që ishin shumë të lidhura ndërkombëtarisht ? Italia e Veriut, qyteti i Nju Jorkut.
Ishte e lehtë të fajësohej udhëtimi global. Ishte gjithashtu e lehtë të mendohej se kriza ishte e përkeqësuar nga varësia nga prodhuesit e largët të ilaçeve. Një statistikë mbresëlënëse është sasia e produkteve farmaceutike amerikane që prodhohen në Kinë ose Indi, apo që prodhohen me materiale kineze.
Për shembull rreth 97 për qind e antibiotikëve amerikanë, vijnë nga Kina. Përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e Covid-19, kanë ndikuar në mënyrë drastike në lëvizjen e njerëzve nga një vend në tjetrin. Virusi ka sjellë kufizime të mëdha në udhëtime, dhe e ka bërë më të vështirë emigrimin ndërkombëtar.
Pra, ai aspekt i globalizimit gjendet nën një presion të ri. Por ka edhe një tablo më pozitive të asaj që po ndodh. Kriza e Covid-itpo vjen në një moment të çuditshëm, kur po ndodhin shumë ndryshime teknologjike ? veçanërisht zhvillimi i internetit ? dhe disa prej tyre në fakt e kanë zgjeruar globalizimin.
Pra, bllokimet për shkak të pandemisë mund të mendohen si një forcë globalizuese?
Mendoni pak për strehimin, arsimin dhe shërbimet mjekësore, tri fusha të shtrenjta të jetës të cilat kanë mbetur intensivisht lokale, deri më tani. Gjatë krizës së koronavirusit të tria nisën të kenë rreziqe reale:Ndarja e hapësirës për të jetuar dhe punuar me shumë njerëz të tjerë, vizitat tek mjeku, apo paraqitja në shkolla dhe universitete, shtojnë gjasat e infektimit.
Covid na tregoi që të tria këto mund të menaxhohen më mirë përmes ndërveprimeve në distancë. Dhe këto sipas përkufizimit, e bëjnë jetën tonë më pak lokale. Kufijtë kombëtarë nuk janë më një kufizim i dukshëm. Është e qartë se mega-qytetet e shtrenjta globale po e humbasin joshjen që kanë.
Ju nuk keni sot nevojë të jetoni në qendër të Manhatanit apo në qendër të Londrës. Ju mund të jetoni diku tjetër më këndshëm dhe më lirë dhe të punoni në distancë. Mendoj se në të ardhmen, do të shohim një përzierje njerëzish që punojnë nga shtëpia, dhe që shkojnë fizikisht në zyrë vetëm disa ditë në muaj, një lloj modeli hibrid.
Ngjashëm, nëse kam ethe dhe ndihem keq, unë nuk kam nevojë të shkoj fizikisht tek mjeku im. Mund të flas me të në telefon, ose me video. Unë mund të lidhem me pajisje që e matin presionin e gjakut apo sheqernat në të, dhe t?ia transferoj këto të dhëna mjekut. Ai ose ajo nuk ka pse të jetë në Nju Xhersi, ku jetoj unë.
Edhe për shkollën vlen e njëjta gjë. Nuk jam i bindur që platforma ?Zoom? është përgjigja për gjithçka, por me të disa gjëra janë përmirësuar, përfshirë konferencat akademike, të cilat kanë qenë një kënaqësi e vërtetë gjatë 6 muajve të fundit. Studentët e mi që janë regjistruar në Universitetin e Prinstoni, janë ulur para kompjuterëve të tyre në Xhakarta, Buenos Aires apo Berlin.
Në të ardhmen, arsimi do të kombinojë leksion në distancë të gjatë me takimet personale. Do të jetë më i lirë dhe më efektiv, dhe do të thotë që studentët do të jenë në gjendje të mësojnë nga kudo në botë. Kjo është historia ime e përmbysjes së de-globalizimit.
Dhe më duhet të shtoj diçka:Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë de-globalizim në shkëmbimin e të dhënave. Çdo ditë, njerëzit transferojnë gjithnjë e më shumë të dhëna në të gjithë botën. Kur jemi duke bërë ?Zoom?, ne jemi duke zhvendosur sasi tepër të mëdha bajtesh. Kjo është një metrikë e rëndësishme e ndërlidhjes. / The Week
Në Ligjin e Mbrojtjes nga Infektimet, të miratuar kohët e fu...
Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shk...
Një nga studimet e para të bazuara tek imazhet spektroskopik...
“Fox News”Avokati personal i presidentit Donald Trump, Rudi ...
Gjatë gjithë viteve të arta të “Pax Americana”, familja Kene...
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Nga Tim Judah “The Economist”Ndërsa vendet evropiane do të k...
Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varre...
Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e k...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Amerika po futet sërish në bllo...
Një vit më parë, nëse shikoje dikë që mbante maskë, mendja t...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i ...
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)I vetmi akt ci...
Nga Rick Fuentes “American Thinker”Të mbështetur nga media k...
Ata që vizitojnë sot luginën e lumit Piave në Itali, nuk do ...
Nga Benjamin Quenelle “Les Echos”Ish-Bashkimi Sojetik po lëk...
Al Kapone ishte gangsteri i fundit. Ai hyri në botën e krimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...