Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga R.Daniel Kelemen ?Politico.eu?
Titujt kryesorë në media këtë javë i bënë jehonë vetos që Hungaria dhe Polonia vunë ndaj buxhetit disa vjeçar dhe planit të rimëkëmbjes nga Covid-18 të Bashkimit Evropian me një shumë të përbashkët prej 1.8 trilionë euro.
Në fakt, ato nuk e kanë bërë diçka të tillë. Negociatat e të hënës – mbi një mjet të ri për të pezulluar financimin e BE-së për vendet që shkelin normat e bllokut, në lidhje me sundimin e ligjit – u zhvilluan në nivel diplomatësh.
Vendimi përfundimtar ka të ngjarë të mos merret deri në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 8 dhjetor. Kërcënimi me veto i kryeministri hungarez Viktor Orban dhe atij polak Mateush Moraviecki mund të jetë ende një blof. Dhe të tillë duhet ta quajnë edhe liderët e tjerë të BE-së.
Në këtë lojë pokeri ku në lojë janë shumë gjëra, renditja është thelbësore. Miratimi i rregullores së shtetit të së drejtës, kërkon një votim me shumicë të kualifikuar në Këshillin e Bashkimit Evropian. Prandaj diplomatët e BE ishin në gjendje të votonin të hënën, pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë dhe Polonisë.
Arsyeja pse Varshava dhe Budapesti kanë në dorë disa mjete presioni, është sepse qeveria gjermane, në rolin e saj si presidente e radhës së BE-së, e ka lidhur kaq ngushtë rregulloren me miratimin e buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së dhe paketën e rimëkëmbjes (që të dyja kërkojnë miratim unanim nga të gjitha qeveritë e unionit).
Por nëse Këshilli konfirmon votimin e së hënës, dhe miraton zyrtarisht rregulloren e sundimit të ligjit me një shumicë të cilësuar, atëherë ai bëhet një fakt i kryer. Në atë pikë, Polonia dhe Hungaria do të humbin shpejt nxitjen e tyre për të bllokuar buxhetin e BE-së.
Sigurisht, Orban dhe Moraviecki duhet t`a kuptojnë se po luajnë duke qenë në një pozitë të dobët. Atëherë pse po bëjnë kaq shumë bujë? Pse po armiqësohen me kaq shumë qeveri të tjera anëtare, duke kërcënuar se do të mbajnë peng fondet që atyre u duhen kaq shumë?
Më shumë gjasa, ato po e përdorin këtë mosmarrëveshje, për t?i dhënë një goditje të fuqishme paralajmëruese Komisionit Evropian dhe udhëheqësve në Këshill. Ndërsa mund të mos jenë në gjendje të parandalojnë miratimin e rregullores së sundimit të ligjit, Varshava dhe Budapsti po dërgojnë një sinjal se çfarë do të bëjnë nëse rregullorja përdoret ndonjëherë kundër tyre.
Në thelb, mesazhi është:Nëse guxoni të pezulloni fondet tona, ne do ta shkatërrojmë BE-në, duke vënë veton ndaj gjithçkaje që kërkon unanimitet në Këshill. I gjithë ky episod shërben si një kujtesë e grackës së autokracisë në të cilën BE-ja e ka futur veten.
Për 10 vjet, Partia Popullore Evropiane (PPE) e qendrës së djathtë e ka mbrojtur Orbanin, ndërsa ai konsolidonte qeverinë e parë anëtare autokratike të BE-së. Edhe sot, demokristianët gjermanë vazhdojnë që ta mbrojnë kryeministrin hungarez, dhe të bllokojnë dëbimin e partisë së tij nga PPE.
PPE e ka mbrojtur Orban për përfitime politike – për të siguruar që ai të mbetet blloku më i madh dhe më i fuqishëm në BE. Por këtë javë autokrati i saj i përkëdhelur, u kthye kundër mbrojtësve të tij prej një kohe të gjatë, duke kërcënuar planin e rimëkëmbjes nga pandemia, të mbështetur nga udhëheqësja de facto e PPE, kancelarja gjermane Angela Merkel.
Duke mos e kundërshtuar ballazi për vite më radhë, udhëheqësit e BE – në veçanti ata në PPE – i dhanë atij mundësinë të konsolidonte një regjim autoritar hibrid brenda BE-së. Suksesi i Orban, frymëzoi autokratë të tjerë aspirantë, përfshirë udhëheqësin de facto të Polonisë Jarosllav Kazinski, duke treguar se ata mund të hidhnin poshtë vlerat themelore të BE, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë të marrin subvencione të shumta nga Brukseli.
Dhe ndërsa të dyja vendet i janë nënshtruar të ashtuquajturave procedura të Nenit 7, mekanizmi i Traktatit të BE që mund t?u heqë të drejtën e votës regjimeve të tilla, udhëheqësit e BE-së nuk kanë arritur që t?a çojnë përpara procesin, duke i lënë të ulen në tryezën e përbashkët, nga ku mund të bëjnë shumë dëme.
Nëse udhëheqësit evropianë, duan që të shpëtojnë ndaj kurthit të autokracisë, ata duhet të fillojnë të kenë një qëndrim të ashpër ndaj regjimeve që përpiqen të mbajnë peng Bashkimin Evropian. Ata duhet të demaskojnë bllofin e Orban dhe Moravieckit, dhe të vazhdojnë me miratimin e rregullores që e kundërshton ndihmën me zbatimin e sundimit të ligjit në vendet anëtare.
Edhe PPE duhet të tregojë se sfida të tilla të hapura kundër normave të BE-së, e kanë një kosto, dhe kjo është dëbimi i regjimit të Orban nga ky grupimi, si dhe duke denoncuar në vijimësi praktikat autokratike të regjimeve hungareze dhe polake. Vetëm kur BE të dëshmojë vendosmëri në mbrojtje të demokracinë dhe shtetit të së drejtës, ajo mund t?i shpëtojë grackës që kanë krijuar vitet e tolerimit ndaj këtyre 2 vendeve anëtare./Përshtati në shqip CNA.al
Në mesin e një lufte tregtare në vazhdim, një beteje përshka...
Përgjigja për pyetjen e madhe “Nga erdhi specia jonë”, ka qe...
“The Economist”Çfarë ndryshimesh mund të sjellë një grindje ...
Nga Paul Hudson “Financial Times”Jemi duke hyrë në një fazë ...
Harold James ka shkruar mbi globalizimin dhe shkatërrimin e ...
Në Ligjin e Mbrojtjes nga Infektimet, të miratuar kohët e fu...
Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shk...
Një nga studimet e para të bazuara tek imazhet spektroskopik...
“Fox News”Avokati personal i presidentit Donald Trump, Rudi ...
Gjatë gjithë viteve të arta të “Pax Americana”, familja Kene...
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Nga Tim Judah “The Economist”Ndërsa vendet evropiane do të k...
Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varre...
Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e k...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Amerika po futet sërish në bllo...
Një vit më parë, nëse shikoje dikë që mbante maskë, mendja t...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i ...
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...