LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria parashikon të jap 500 milionë lekë për inceneratorët/ Depozitohet kërkesa në Kuvend

20 Nëntor 2020, 13:26, Aktualitet CNA
Qeveria parashikon të jap 500 milionë lekë për

Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirusi, qeveria po investon për inceneratorët.

Një kërkesë e tillë është bërë ditën e sotme nga deputetja e PS Klotilda Bushka, e cila përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi kërkon që t?i shtohen financat Ministrisë së Infrastrukturës me 500 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Në lidhje me këtë, ka reaguar gazetari Klodian Tomorri, i cili përmes një postimi shkruan se kjo ishte shakaja pa kripë e deputetes.

Sipas tij, Bushka është diplomuar për juridik dhe nuk ia ka fare haberin financave publike, ku shton se FMN do të jetë habitur nga një vendim i tillë.

?Shakaja pa kripe e Klotilda Bushkes. Ky amendament eshte shakaja me tragjike ne historine e financave publike te Shqiperise. Pacavure e tille nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi. Nuk ka ndodhur kurre as ne Republikat Afrikane. Klotilda Bushka, anetare e komisionit te ligjeve rrit planin e te ardhurave te tvsh-se ne buxhet per t?i dhene 5 milione euro shtese incineratorit te Tiranes.

Pra zonja Bushka, e diplomuar ne juridik, pa qene fare anetare e Komisionit te Ekonomise, ben projeksionet e buxhetit. Ministria e financave thote ne parashikojme se do mbledhim 100 leke tvsh vitin e ardhshem. Klotilda Bushka me profesion avokate thote: ju te Ministrise se Financave nuk dini nga keto pune. Une parashikoj se do te mblidhen 102 leke.

Pra nje deputete qe nuk ja ka haberin fare financave publike, projeksioneve te te ardhurave, treguesve ekonomik etj etj, ben amendamet per planin e te ardhurave. Pse? Sepse duhet t?i jepen 5 milione euro shtese incineratorit.  Ndoshta per shume njerez mund te duket e parendesishme. Por ky amendament eshte shakaja me pa kripe ne historine e financave te shtetit. Andej nga FMN-ja besoj se do jene duke vene duart ne koke?, shkruan Tomorri./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga