LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 “paralizon” sistemin arsimor/ Mbyllet shkolla në Krujë, 3 mësues rezultojnë pozitiv

20 Nëntor 2020, 09:23, Aktualitet CNA

Covid-19 mbyll një tjetër shkollë në vend. Në qytetin e Krujës, autoritetet vendore të shëndetit publik kanë mbyllur shkollën nr.1, pasi kanë rezultuar pozitiv 3 mësues, ndërsa 6 të tjerë i janë nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të një përgjigje.  Simptoma kanë shfaqur edhe disa nxënës të kësaj shkolle, të cilët kanë rezultuar me temperaturë.

Vendimi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Krujë u konfirmua sot në mëngjes edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në të gjithë Krujën janë rreth 15 mësues dhe  20 nxënës të prekur në shkolla të ndryshme. Gjithashtu në të gjithë rrethin janë 150 raste aktive pozitiv dhe 3 persona nga kanë humbur jetën 10 ditët e fundit.

Një sërë institucionesh arsimore janë detyruar të mbyllin dyert si pasojë e infektimit me COVID në stafet pedagogjike.

Vetëm ditën e djeshme u mbyll një kopsht në Tropojë pasi një edukatore doli pozitive. Ndërkohë që disa ditë më parë edhe u mbyll shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër./CNA.al.

 

 

Lajmet e fundit nga