Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dje televizioni kombëtar Top Channel, edicionin e tij të lajmeve e hapi me një shënim ku i kërkonte kreut të PD, Lulzim Basha të fliste për akuzat e ngritura nga ky televizon për më shumë se një javë me disa personazhe nga Kosova në lidhje me një kasetë të cilët pretendohet se Basha nuk e kishte çuar atje ku duhej por e kishte marrë dhe e kishte çuar diku ku askush nuk e thonte.
Por, këto akuza dhe personazhet e përdorur duket se u zbërthyen lehtësisht nga dy gazetarët Halbjon Hasani dhe Telnis Skuqi të cilët publikuan fakte se filmimet e pretenduara nga Milaim Bellanica ishin transmetuar nga BBC dhe më pas ishin fshirë për shkak të pamjeve të rënda. Pra gjithçka ishte transmetuar dhe ekziston.
Gjithashtu u sigurua një video nga një televizion kombëtar norvegjez i cili vazhdon ende t?i ketë të publikuara këto pamje ku duket qartazi edhe një detaj tjetër, se personi që shoqëron ekipin e BBC në atë kohë është Dashamir Peza, ish deputeti socialist i cili doli publikisht dhe tha se këta ishin ata që kishin marrë kasetën dhe e kishin transmetuar.
Pra çdo akuzë e ngritur nga Top Channel duket se ra poshtë dhe duket qartazi pse u ngrit kjo ?furtunë?. Një ?furtunë? e ngritur kur Partia Demokratike, për herë të parë në këto shtatë vite po denonconte një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama, atë të inceneratorëve. Pikërisht në këtë moment, pas shumë shkrimesh, shënimesh dhe edicioneve të lajmeve, Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha zgjodhën një strategji, të bëjnë disa emisione ?Top Story? pro inceneratorëve dhe ?grykat e topit? t?i kthejnë kundër Lulzim Bashës për ta detyruar këtë të fundit ndoshta që të heshtë, por kjo nuk ka ndodhur.
Gjithësesi, dje Top Channel i cili duket si faqja e parë e ?Zërit të Popullit? në kohën kur drejtohej nga Erion Braçe, i kërkoi Lulzim Bashës të fliste dhe ky i fundit foli hapur në emisionin ?Opinion? me një panel gazetarësh ku iu përgjigj çdo akuze dhe duke detyruar vetë Baton Haxhiun të pranonte se e vërteta e thënë nga Top Channel nuk ishte ashtu. Basha kishte një marrëdhënie tjetër me historinë e asaj kasete.
Po tani kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi?
Lulzim Basha foli, akuzat i tha Top Channel, ai u përgjigj, palët mund të vazhdojnë por duhet t?i kërkojnë edhe Top Channelit të vendosë standarde, një nga pronareve të saj, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushit, drejtorit i cili është ish politikan, ish deputet ish ministër, ish kryetar i një partie të vogël.
Lulzim Basha tha dje në ?Opinion? se nuk kishte folur për këtë çështje pasi kishte 15 vjet që këto akuza ricikloheshin dhe i kishte të qartë qendrimet e tij, por kishte pranuar të dilte dhë të thoshte gjithçka pretendonin nga Top Channel.
Basha foli, ndërkohë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi prej shumë e shumë muajsh nuk iu përgjigjën akuzave ndaj tyre. Tani ne po i bëjmë disa pyetje publike edhe Vjollca Hoxhës edhe Ben Blushit për të vërtetat që ata duhet të flasin. Së pari me Blushi Blushin i cili denoncimin e CNA.al për një pronë me vlerën rreth 400 mijë euro, pra rreth 500 milionë në Korçë, në qendër të qytetit të cilën e ka blerë për vetëm 30 mijë euro me dokumeta në vitin 2015 ne emër të vajzës së tij. I ka fshehur vlerën e vërtetë dhe kjo është një fshehje e pasurisë.
Pse Ben Blushi nuk ka folur kurrë për këtë por i ka quajtur trillime dhe shpifje. Ndërkohë që në rastin e Lulzim Bashës ku kaseta ishte transmetuar nga BBC , në rastin e Ben Blushit dokumetat janë publikuar nga ne dhe ndodhen këtu me fakte konkrrete.
Duhet që Blushi të përgjigjej dhe të fliste qartë pasi ka përgjegjësi publike si drejtori i një televizoni kombëtar por edhe si politikan që është paguar nga taksat e shqiptarëve. Me tej gjithashtu kemi publikuar ortakërinë e Ben Blushit me pronarët e inceneratorëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Nuk ka thënë asnjë fjalë si përfundoi bashkëshortja e tij ortake më nje kompani në Bullgari e cila më pas erdhi në Shqipëri dhe bleu 51% të aksioneve të Valetlino kafe.
I shtrojmë këto dy pyetje, ka dhe të tjera si fakti se ku i gjeti paratë, vjehrri i ndjerë i Ben Blushit apo fakti që u bë ortak me Andon Dhimën, biznesmeni të cilit disa javë më parë, dy persona shkuan t?i bënin atentat poshte shtëpisë së tij dhe Andon Dhima ka drejtuar gishtin nga Ben Blushi në rast se atij do i ndodhte diçka. Kur do flasë Ben Blushi për të gjitha këto, për pronën e fshehur në Korçë, vlerën reale të saj, për ortakërin e bashkëshortes dhe blerjen e Lori kafe, për atentatin ndaj Andon Dhimës e për shumë e shumë sulme të tjera.
Këtu mos harrojmë edhe rreth 6 mijë metër tokë në Dhërmi të cilat i regjistroi në zyrën e regjistrimit të pasurive dhe më pas i çregjistruan duke bërë katërcipërisht një vepër panale.
Për këto Ben Blushi ende nuk është përgjigjur, duhet të flasë me fakte dhe dokumeta, ose duhet të shkojë të mbajë përgjegjësi përpara SPAK.
Le të pyesim pak Vjollca Hoxhën, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe të na tregojë si u bë ortake me inceneratorët, me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin duke marrë jo më pak por 2.2 milionë dollarë. Pse Top Channel e ka vendosur të bëhet thuajse si ?Zëri i Popullit? dje apo pse mediat e administruara prej saj kanë sulmuar biznesmenin Arben Reli.
Cila është lidhja e saj me ortakët apo e me bashkëpronarët e Arben Relit. Pse u përdor Top Channel në sulmin ndaj këtin biznesmeni? Cila është e vërteta e përplasjes me shumë biznese të tjera për të cilat nuk flet askush. Por, Vjollca Hoxha duhet të thotë të vertetën. Cila është e vërteta e përballjes me aksionerët e tjerë të Top Channel?
Cila është e vërteta e përplasjes me Sokol Hysën, biznesmenin që iu fshinë disa qindra milionë lekë detyrime? Kur do flasë Vjollca Hoxha për Albert Sinon dhe Aurel Baçin dhe gjyqet me ta?
Kur do të tregojë të vërtetën Vjollca dhe të na thotë një fjalë në lidhje me përplasjet që ka pasur me aksionerët e Digitalb.
Ka dhjetëra e dhjetëra fakte për të cilat Vjollca Hoxha duhet të flasë publikisht nga e para tek e fundit, ashtu si Ben Blushi. E në rast se dje i kërkonim Lulzim Bashës të dilte të fliste publikisht dhe të jepte sqarimin e tij, Basha dje e bëri.
Tani ka ardhur koha të flasë edhe Vjollca Hoxha edhe Ben Blushi për të vërtetat e tyre dhe për akuzat e ngritura ndaj tyre, për fakte dhe prova të vërteta nga biznesmenë dhe qytetarë të cilat kanë shkuar edhe në institucionet diplomatike në Shqipëri. Pa folur këtu për problematikat e tjera mbi ngjarjet e rënda që fillojnë në Dardhë dhe përfundojnë në Tiranë. Është koha që Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha të flasë!/CNA.al
Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës
Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë
Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi
Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi ?hajdut? tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes
Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë
Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot
Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen
Pas deklaratës së mjekëve të spitalit Infektiv për akuzat e ...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlli...
Masat e reja anti-Covid që janë vendosur nga Komiteti Teknik...
Deputeti Lefter Maliqi ka kujtuar sot 7 vjetorin e ndarjes n...
Pak ditë para se të humbte jetën në aksidentin tragjik, ish ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderim ndaj qyteta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti akuzat ...
Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte në ‘Real Story” dhe...
Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar pas deklaratës së fortë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se mafjet e...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se akuzat n...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka zakon modestinë dhe këtë ësh...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur sërish akuza ndaj kryetarit...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kundërshtuar akuz...
Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur një lidër të dobër kryed...
Analisti Frrok Çupi, ka folur për kasetën e zhdukur për masa...
Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për akuzat që ka ngri...
Në një kohë kur virusi Covid-19 ka infektuar mijëra persona ...
Skema e rimbursimit të pacientëve me covid 19 do të zbatohet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...