web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si po e zhyt Ben Blushi-Edi Ramën/ Korrupsioni 100 milion euro me Durrësin

12 Qershor 2020, 08:54, Politikë CNA

Ish-deputet, ish-ministër, ish-kryetar i një partie politike, i zhytur në korrupsion, dhe tashmë, drejtor i një televizioni kombëtar, Ben Blushi, duket se do të ?zhysë? edhe kryeministrin Edi Rama.

Rasti i plehrave në Durrës tregon shumë për atë çfarë po bën Ben Blushi dhe Edi Rama, dhe gjithçka duket të jetë një skemë mjaft e qartë, për të mbushur xhepat e tij.

Gjithçka fillon tek korrupsioni me inceneratorët, i cili tashmë është publik dhe i qartë. Është Ben Blushi ortaku i pronarëve të inceneratorëve dhe është ai Ben Blush që bën kronika për Porto Romanon disa javë dhe më pas Edi Rama i jep 15 milion euro me prokurim të drejtpërdrejtë, duke e detyruar që të pastrohet Porto Romano.

Por, tashmë është po Ben Blushi i cili bën kronika për plehrat në Durrës, dhe më pas del ?rastësisht? Rama dhe thotë se problemi do të marrë zgjidhje brenda javës. Dhe zgjidhja që do të japë kryeministri është sërish ?rastësisht? në interes të Ben Blushit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se plehrat e Durrësit do të sillen në landfillin e Sharrës. E padwgjuar mw parw, që plehrat të shkojnë nga një rajon në një tjetër, duke rrezikuar kwshtu që të çojë në ndjekje penale zyrtarët e Bashkisë së Durrësit.

Por, ajo çfarë i intereson kryeministrit, duket se është vetëm të çojë para në thesin e inceneratorëve, ku ka futur ?turinjtë? Ben Blushi, njeriu i cili po ashtu ka ?grabitur? prona në Dardhë dhe në bregdet.

Skema është e qartë. Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar.

Më pas, ?rastësisht? në Durrës shpërthyen mbetjet në vendet më të dukshme të qytetit dhe si me ?magji? zgjidhja vjen nëpërmjet një afere korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.

Dhe për t?i vënë ?kapakun?,  dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

Kështu, duke bashkuar të gjitha këto ?rastësi?, Rama i çon plehrat te inceneratori i Tiranës, ku edhe Ben Blushi do të marrë ?llokmën? e tij.

Dhe gjithçka bëhet thjeshtë dhe vetëm që paratë të shkojnë tek Klodian Zoto, tek Klodian Mërtiri dhe tek Ben Blushi, i cili është ortaku i tyre, nëpërmjet kompanisë Em Capital Group Ad.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka raportuar më parë në lidhje me kompaninë EM Capital Group, e themeluar në Bullgari nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri, ku aksionere me 30% të kuotave është edhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit. (Lexo këtu)

Pra, sot Edi Rama, me ndërhyrjen që kërkon të bëjë në Durrës, me një aferë, ku rrezikojnë burgun punonjësit e administratës së Bashkisë së Durrësit, po i bën një shërbim tjetër Ben Blushit./ CNA.al

 Edi Rama, si “karrocier” i Ben Blushit

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Ben Blushi avokat i botës së krimit/ Del në krah të Lulzim Berishës

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin





Lajmet e fundit nga