web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Zgjedhore/ Maliqi: Kam qenë kundër disa gjërave që kryetari i PD-së ka pranuar

11 Qershor 2020, 17:53, Politikë CNA

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën ?Opinion? në ?News24?, ka ka folur për Reformën Zgjedhore.

Maliqi theksoi se miratimi i kësaj marrëveshje konsensuale ishte një fitore edhe për faktin se ndërkombëtarët ulën palët, por theksoi se ka qenë kundër disa gjerave të kryetarit të PD, që ai ka pranuar.

Ai ka komentuar gjtihashtu dhe shkarkimin e Ardian Dvoranit nga detyra si anëtar i Gjykatës së Lartë.

?Largimi i Dvoranit ka tregtuar se ka rol faktori ndërkombëtar. Si tek reforma në Drejtësi, dhe tek reforma zgjedhore, Ndërkombëtarët kanë shfaqur interes. Unë jam për sistem maxhoritar të pastër të drejtpërdrejtë. Dhe ambasadorja amerikane para një muaj hodhi dhe idenë e sistemit danez me lista të hapura. Thamë se diçka do të ndodhte. Megjithatë ditën e enjte, pavarësisht lëvizjeve të zotit Balla, si ushtar i fundit i Ramës, pata një telefonate nga zoti Murrizi, ku u shpreha pro listave të hapura.

Ditën e premte u arrit marrëveshja paraprake. Arritja më e madhe është identifikimi biometrik. Besoj dhe shpresoj se opozita parlamentare, ashtu siç ka votuar dhe për raste të tjera, kanë votuar të grupuar ligjet antikushtetuese. Opozita parlamentar ka pasur problemet e veta brenda Kuvendit, siç ishte dhe shkarkimi i zonjës Hajdari. Aty janë bërë disa grupe brenda opozitës së re, që është bërë përçarje që i shkon kryeministrit Edi Rama. Jam që në qëndrimet e para, kam qenë në mbrojtjeje të opozitës jashtë. Kam qenë kundër disa gjerave të kryetarit të PD, që ai ka pranuar.

Rama nuk fiton zgjedhjet, ndaj po e bën këtë. Rama është i ikur punë muajsh. Rama mori 74 mandate duke u thënë shqiptarëve; më jepni votën se do ju jap legalizimet falas. Asgjë nuk bëri. Shantazhim, emërime klienteliste. Zoti Meta ka një qetësi që e ka përcjellë. Ai ka pasur mbështetjen e Venecias, dhe tek faktori ndërkombëtar. Presidenti ka një meritë të jashtë, pasi do të kishte përplasje në zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti i Republikës është në mbrojtje të Kushtetutës. Kam besim të patundur që dhe Venecia i dha besim të patundur?, tha Maliqi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga