web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fabian Topollaj: Opozita ka ngelur në teknikalitete, duhet të thyente moçalin politik ku gjendemi

2 Qershor 2020, 20:25, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike Fabian Topollaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Real Story? , ku po flitet për Reformën Zgjedhore, u shpreh se bie ndakort me opozitën në pikën që ajo kërkon votim elektronik, duke thënë se duhet provuar nëse është e mundshme.

?Vullneti popullor ne Shqipëri nuk deformohet askund. Qameti që mund të bëjnë komisionerët është që të vjedhin votat e partive politike të vogla. Unë besoja se PD ishte një parti që më në fund do të kthehet në institucione. Ata që kanë ardhur në pushtet gjithmonë kanë sjellë një frymë, duke thënë se do sjellin diçka ndryshe. Partitë e mëdha kanë gjetur shkas për të treguar tek qytetarët për të treguar se janë në përplasje me njëri ?tjetrin.  

Opozita ka ngelur në teknikalitete. Opozita nuk ka dhënë sinjale për të ndryshuar status quo. Nëse të dy palët nuk e duan ndryshimin zgjedhor, është të thellohesh tek status quo. Të bëhet opozita mbrojtëse e status quo që komisionet të jenë politike, është të vazhdosh status-quone. Opozita ka të drejtë për identifikimin biometrik. Ta bëjmë provë edhe votimin elektronik, që nëse na ecën, ta aplikojmë edhe atë. Opozita duhet të thyente moçalin politik që kemi.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga