web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zgjedhorja”/ Përfundon takimi i ambasadorëve me anëtarët e Këshillit Politik

2 Qershor 2020, 17:31, Politikë CNA

Ka përfunduar pas tre oresh diskutime, takimi i ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe të Britanisë së Madhe me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Takimi i sotëm vjen pas dështimit të afatit që palët vetë kishin vendosur për ta mbyllur brenda 31 majit.

Brenda mbledhjes burimet konfirmojnë se palët nuk kanë arritur në një marrëveshje, ndërsa nesër pritet të mbahet një takim tjetër për këtë çështje.

Ndërkaq, pas pak minutash pritet që  ambasadorja Yuri Kim të dalë vetë në një deklaratë për mediat për të dhënë më shumë detaje nga takimi./CNA.al





Lajmet e fundit nga