web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Marrëveshja thelbësore për Zgjedhoren”/ Basha i përgjigjet Varhelyit

2 Qershor 2020, 11:22, Politikë CNA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes së komisionerit për Zgjerimin në BE, Varhely, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se opozita është e angazhuar plotësisht që Reforma Zgjedhore të miratohet në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

?Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.?- shkruan Basha.





Lajmet e fundit nga