web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama batuta me gazetarët/ Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin

2 Qershor 2020, 09:48, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 3, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë të koronavirusit. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se “Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se cfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi?.

Por, kreu i qeverisë nuk ka kursyer as batutat me gazetarët, ndërsa tu shpreh se “U desh kjo kohë për ta kuptuar se sa shumë na merr malli për njëri tjetrin, nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin”.





Lajmet e fundit nga