web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taksa e Kosovës ndaj Shqipërisë/ Thaçi bën për ujë të ftohtë Kurtin

1 Qershor 2020, 17:13, Politikë CNA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër kryeministri në detyrë Albin Kurti, për taksën e vënë ndaj Shqipërisë, duke e quajtur një absurditet.

Në reagimin e tij Thaçi thekson se Kurti ka keqpërdorur Policinë e Kosovë duke urdhëruar ata që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për Covid-19.

?Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!”/CNA.al





Lajmet e fundit nga