web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur do të hapen kufijtë ajror?/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

2 Qershor 2020, 10:23, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ndërsa të tjera është pyetur edhe se kur do të hapen kufijtë ajror.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga vendet e tjera.

?Sa i takon hapjes së kufijve ajror, kjo nuk lidhet thjeshtë me ne, por edhe me vendet e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësorë nga ana jonë, por jo të gjitha vendet i kanë hapur dhe ato që i kanë hapur, nuk do të thotë se do ti hapin si ne.

Ne mund ti hapim kufijtë ajror, por a do ti hapin të tjerët. Nëse ti i hap dhe një vend tjetër nuk i ka hapur, ti do detyrohesh ti mbyllësh. Nëse vendoset se Gjermania apo Franca të mos hapen me Italinë, nëse ti hapesh me Italinë, mbyllesh me Francën dhe Gjermaninë.

Kanë lënë një afat në 15 qershor për shengenin. Përsa na takon nuk ka asnjë problem. Ne nuk do të bëjmë as tamponë, as detyrime për karantinim të atyre që hyjnë. Është e kotë, komplet e kotë. Do i besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë kemi ndjekur atë që po bën dhe kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. Ti hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte në prita për t’i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del dhe nesër të shfaqet” tha ai.?-tha ndër të tjera Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga