web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po shohim zullum”/ Bushati: Nëse bën marrëveshje me Ramën, humb pikë Basha

2 Qershor 2020, 14:35, Politikë CNA

?Ne që jemi nga jashtë i shohim si pjesë e një zullumi?. Kështu deklaroi analisti Andi Bushati teksa po fliste për tryezën e Reformës Zgjedhore.

Bushati sulmoi Bashën dhe deklaroi se nëse bën një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, do të humbë pikë në imazhin e tij.

?Në 2017 gënjeu të gjithë njerëzit e tij, ata njerëzit në çadër dhe të gjithë ata që shpresonin për një ndryshim. Sot çdo lloj duarshtrëngimi me Ramën, vetëm ul në publik pikët e imazhit të Lulzim  Bashës.

Nuk është problemi vetëm i PD-së. Është më i gjerë dhe është brenda opozitës. Ka një shumicë opozitare që është e lodhur nga drejtimi i shtetit në FB, nga Ard Velirat me shokë. Kur duket sikur Basha afrohet me Ramën, njerëzit shkojnë te mitingu i Metës?, u shpreh ai në emisonin ?Top Talk?.

Teksa u pyet për rikthimin e politikanëve të vjetër, analisti tha se ky është një problem i madh, por që sipas tij njerëzit nuk e shikojnë të atillë.

?Për mua është shumë problem, por shqiptarët kanë treguar se nuk e kanë problem, se janë mësuar që na vjen Nano rikthejnë Berishën. Kjo nuk është produktive se gjithmonë bën rotacion pa sjellë ndryshim. Këtë e kanë përforcuar shumë, sidomos që pas 2008-ës që e kanë kthyer në atë mënyrë që vetëm të ndërrojnë karrigen?, theksoi Bushati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga