web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha ka qenë pro listave të hapura”/ Endri Shabani: Nuk e thotë publikisht

2 Qershor 2020, 20:23, Politikë CNA

Endri Shabani nga Nisma Thurje thotë se Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë pro listave të hapura. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, ai u shpreh i habitur për qëndrimin aktual të kryedemokratit.

?Zoti Basha gjatë gjithë kohës së lobimit, në të gjitha kontaktet që ne kemi pasur ka qenë pro listave të hapura. Ende nuk po del publikisht që ta mbështesë dhe ta çojë përpara këtë kërkesë. Pra kanë zgjedhur një strategji të çuditshme për t?iu shmangur debatit por njëkohësisht për të mos e zgjidhur problemin. Dhe pse nuk duan? Ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve. Manipulimi i zgjedhjeve ndodh në disa faza, po ndodh në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme?, tha Shabani.

Nisma Thurje i ka dorëzuar deputetëve opozitarë Hajdari e Gjoni, një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë ku adreson disa ndryshime ligjore që lidhen me Reformën Zgjedhore. Shabani theksoi se përse janë të rëndësishme këto ndryshime.

?Për herë të parë kemi një ndërgjegjësim të madh të opinionit publik për një çështje që është parë gjithmonë si domein i partive politike. Pra këto janë format e presionit që ne jemi përpjekur të ushtrojmë ndaj dy kryetarëve të partive politike të cilët janë në tryezë dhe po i negociojnë. Unë nuk di se si mund të zbatohen rekomandimet e OSBE ODHIR pa adresuar sistemin zgjedhor. Pra janë të ndërthurura me njëra tjetrën. Sistemi zgjedhor është i plotë, pra ti nuk mundet të adresosh as vjedhjen e votës as iniciativave që ne i japim grupeve kriminale.  Modeli i propozuar nga Ambasada amerikane nuk kërkon ndryshime kushtetuese. Pra, propozon një listë mikes ku partitë mund të garojnë me njëra tjetrën me listat e tyre paraprake vetëm se nëse votuesi është dakord me listën e partisë voton partinë, nëse nuk është dakord voton për një kandidat brenda listës?, tha Endri Shabani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga