web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori britanik mesazh politikës/ “Nesër duhet arritur në konsensus, ta mbarojmë këtë punë”

2 Qershor 2020, 19:00, Politikë CNA

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, tha në një deklaratë të përbashkët me ambasadoren e SHBA-ve dhe atë të BE-së, se në tryezën e sotme u bë përparim për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se ka ende punë për t’u bërë, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që palët politike të arijnë nesër në një konsensus.

?Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë, por mbetet ende punë për tu bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër dhe jo vetëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, por në mënyrë që edhe votuesit shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të sigurta. Le ta mbarojmë këtë punë?, nënvizoi Norman./ CNA.al





Lajmet e fundit nga