web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sinan Idrizi riciklon paratë e pista”/ Shehaj: Të hetohet edhe Rama për skemën mashtruese të shitjes së GFI

2 Qershor 2020, 18:38, Politikë CNA

Prej disa ditësh në mediat turke qarkullon lajmi se Sinan Idrizi, partneri kryesor i kompanisë ajrore Air Albania, është paditur nga biznesmeni i famshëm turk  Adnan Polat në Prokurorinë e Stambollit për mashtrim.

Sot mediat raportuan se Prokuroria turke ka kërkuar 10 vite burg për Idrizin, por pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj e cilëson Sinan Idrizin si mashtrues dhe riciklues të parave të pista. Demokrati kërkon që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në skemën mashtruese për shitjen e GFI dhe pasurimin e Idrizit.

“Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar Prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania? Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga