web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD nxjerr dokumentin sekret/ Ardi Veliu ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme

2 Qershor 2020, 18:15, Politikë CNA

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një dokument ku drejtori i Përgjithshmëm i Policisë, Ardi Veliu thuhet se në vitin 2002-2003, kur shërbente në Vlorë, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme.

Alibeaj shton se mbrojtja që sot kryeministri Edi Rama i bën Veliut nuk është rastësore, por thekson se ai kështu ka vepruar me Vangjush Dakon, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Arben Ndokën si dhe me Agim Kajmakun e Valdrin Pjetrin.

 ?Kush ka patur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një.

Integriteti? i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e policit që Rama dashuron, është si me poshtë:

?Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco?.

Skedës së integritetit të policit ideal të Ramës, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit.

Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm, nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga