web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Soreca apel palëve politike/ "Të mos shpërdorohet ajo që është arritur"

2 Qershor 2020, 18:52, Politikë CNA

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me anëtarët e Këshillit Politik.

Soreca tha se është arritur një pikë konsensusi dhe duhet të mos shpërdorohet.

?Ne patëm një ditë shumë të mirë punë të gjithë se bashku dhe kemi një bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për Bashkimin Europian është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE ? ODIHR-i dhe kjo është ajo që KE po i kërkon Shqipërisë që të bëjë.

Shumë shpejt, KE do të mund të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë për këtë kornizë. Dëshiroj ti falenderoj të gjitha palët për qasjen konstruktive dhe i ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër.

Kemi arritur një pikë vrulli dhe të mos e shpërdorojmë, para së gjithash është në interes të popullit  shqiptar gjithashtu për të ardhmen e Shqipërisë në BE?, tha Soreca./CNA.al

u shpreh Soreca.





Lajmet e fundit nga