Skandali/ Qeveria, miliona euro tendera në kohë "lufte"
Qeveria shqiptare kërkon masa të forta nga qytetarët në kuad...
Sot në një vëzhgim të thjeshtë të bërë nga CNA.al në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit vihet re se qeveria shqiptare, institucionet e vartësisë dhe pushteti vendor po vazhdojnë të zhvillojnë tendera, të bëjnë prokurime dhe të bëhen edhe pagesa.
Sipas të dhënave zyrtare që i gjeni në linkun e mëposhtëm, janë të paktën pesë buletine të posaçme të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rindërtimet e tërmetit dhe tre buletine të tjera të zakonshme, ku me dhjetëra institucione, bashki, ministri, drejtori të ndryshme, zhvillojnë tendera të përditshme.
Pa folur më tej për institucionet e kontrolluara nga qeveria me bordet e tyre të cilat po bëjnë bëmat dhe gjëmat e ditës, apo drejtoritë e e ujësjellësva që shkojnë të blejnë hekura në kohën e krizës së madhe.
E ndërkohë që gjithë bota po merr masa, Thesari paguan para për gjëra që nuk duhen paguar e nga ana tjetër institucionet të cilat askush tashmë nuk ka nevojë.
Një tender është publikuar sot. Por janë 266 faqe tendera e prokurime, për rikonstruksione zyrash, rikonceptime sheshesh, rivitalizime rrugesh, rikualifikime urbane, rehabilitime sheshesh, blerje materialesh elektrike e deri tek blerja e inerteve.
E ndërsa njerëzve iu thuhet se jemi në luftë, Posta Shqiptare ble 600 milionë lekë borja e tonera për printera.
Kryeministri ynë me dy fytyra. Nga njëra anë del e na thotë se jemi në kohë lufte dhe mbyll jetën e shqiptarëve duke vendosur kufizime dhe orare, të cilat deri diku mund të jenë për tu përshëndetur për shkak të faktit se mund të ndihmojnë në parandalimin e një përhapje të madhe të Covid-19, virusit që po bën kërdinë në Europë dhe botë. Dhe nga ana tjetër nuk mbyll tenderat, nuk mbyll shpenzimet e buxhetit, për këtë situatë mjaft kritike.
Edi Rama të mbyll jetën, por tenderat nuk i mbyll. E kjo është dyfyrësia e kryeministrit tonë, i cili nga njëra anë na flet për luftë e nga ana tjetër vijon tenderat si në kohë paqeje.
Lufta është për njerëzit që iu mbyllet jeta, kurse tenderat për hajdutët e pushteteve vazhdojnë të rrjedhin si lumenj./CNA.al
Skandali/ Qeveria, miliona euro tendera në kohë lufte
Qeveria shqiptare kërkon masa të forta nga qytetarët në kuad...
* Një ndër rastet më flagrante që tregon se morali dhe parim...
Zv. Presidenti i Shoqatës së Boplogëve për Europën Perëndimo...
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranës, Bojken Abazi, ...
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një v...
Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë me anë ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shpërndarja e u...
“Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë e...
Pandemia e shkaktuar koronavirusi është një rrezik i përbash...
Dërgimi i 30 mjekëve e infermierëve në Itali për tu përballu...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka ironizua...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka publik...
Avokat i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zërat kritik që...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur kritik ndaj kryeminist...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Sp...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngrit...
Avokati Altin Goxhaj ka ngritur alarmin se shqiptarët do të ...
Pas thirrjes së Abasadës së SHBA në Shqipëri, ka reaguar dhe...
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar një sakrificë ekstreme ...
Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka falendeuar sëri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...