LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumentet-Shqipëria “digjet”, institucionet krihen/ 2.3 miliardë lekë tendera për vajra, graso, goma e saraqineska

26 Mars 2020, 12:26, Politikë CNA
Dokumentet-Shqipëria “digjet”, institucionet krihen/ 2.3

E gjithë bota është në alarm për shkak të përhapjes së koronavirusit, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzore, edhe në vendin tonë tashmë janë të konfirmuar zyrtarisht 174 persona të prekur, ndërsa janë shënuar edhe gjashtë viktima për shkak të Covid-19. Por kjo është vetëm njëra nga problematikat e shumta që po iu shkakton shoqërive anë e mbanë botës Covid-19. Ajo që duket se do ti vuajë më tepër pasojat është ekonomia, sidomos në Shqipërinë e varfër.

Ekonomia shqiptare ka marrë dy goditje të njëpasnjëshme. Së pari ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, dhe më pas situata nga koronavirusi.

Por, pavarësisht situatës së rëndë që po kalon vendi, ka disa institucione që vijojnë atë variantin ?KÇK?, dhe mundohen të kapin ç?të kapin edhe në këtë kohë krize. Shumë njerëz janë në çadra dhe të ngujuar për shkak të Covid-19, dhe kanë nevojë për ndihma. Por, ndërkohë që ekonomia po rrënohet, bizneset po falimentojnë,  Ujësjellësi i Durrësit blen hekurishte, goma etj.

CNA.al sjell më poshtë dokumentin e publikuar në 24 mars 2020, nga Agjencia e Prokurimeve Publike, i shpallur nga Ujësjellësi i Durrësit me objekt “Blerje materiale hidraulike”, ku fondi limit për këtë tender është 164.975.892 lekë (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy lekë)), pa TVSH.

Burimi i të ardhurave është UKD si dhe kohëzgjatja e kontratës 22 javë nga dita që lidhet kontrata.

Janë 1.6 miliardë lekë, hekurishte dhe goma kur Shqipëria po vuan Covid-19, ujsjellesi Durrës, ka hall tjetër.

Nuk përfundon këtu, një tjetër institucion, Drejtoria e Rrugëve, e cila ndërkohë që mijera qytetarë rrezikojnë urinë e mijëra vende pune do mbyllen, ble gati 700 milionë lekë bitum. Do han bitumin e grupave të rrugëve pasa disa javësh.

Në 24 mars 2020, Drejtoria e Rrugëve ka shpallur tenderin me Objekt ?Blerje Bitumi, me fond limit 67.925.000, (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e njëzet e pesë mijë) lekë.

Drejtoria e Rrugëve në këtë kohë që njerëzit rrezikojnë edhe bukën e gojës, ble bitum, a thua se njerëzit do hanë asphalt dhe saraqineska.

Një tjetër tender skandaloz i shpallur në ?ditën e kiametit?, është ai ai Albpetrol, i cili ka vendosur të blejë vajra dhe graso.

Në datë 24 mars, Albpetrol ka shpallur një tender, me objekt “Blerje lubrifikant graso”, ku fondi limit është 11.303.000 (Njëmbëdhjetëmilion e treqind e tre mijë) Lekë.

Në Shqipëri janë ndezur sirenat e alarmit për rrënimin e ekonomisë,  shumë institucione po zhvillojnë tendera të dyshimta. Vetëm këto tre tendera që ne renditëm më sipër, vlejnë të paktën 2.3 miliard lekë.

Në kohën e kolerës, institucionet shqiptare duket se janë hedhur në sulm në variantin ?KÇK?. Blejnë bitum, vajra, graso e hekurishte, sikur spo ndodh asgjë, kur hall për njerëzit nuk janë rrugët me gropa, por buka e gojës dhe ndihma për biznesin.

Ky është rasti kur mund të bërtasim fort Shqipëria DIGJET, disa institucione krihen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga