Koronavirusi "pajton" Metën me qeverinë/ Presidenti takon Manastirliun
Sot në mbrëmje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur kreopozitarit Lulzim Basha, lidhur me akuzat se kanë shpërndarë maska të skaduara që nga vitit 2011 për personelin mjekësor dhe faktit që e quajti “rrumpallë” këtë ministri.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Manastirliu i kujton Bashës se kjo nuk është një luftë politike por luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit.
Ndërsa e këshillon ti kujtojë vetes se nuk është vetëm politikan, por edhe burrë, prind, bir i një familjeje. Ndaj nuk duhet të prishi gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën për turpin tuaj, ju e quani ?rrumpallë?, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lufte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën.
Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike.
Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një epidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë.
Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo shani dhe fyeni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje.
Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim.
Ata janë burimi i sigurisë që kam, se NE DO T?IA DALIM KËSAJ LUFTE! Me ose pa ju zoti Basha, NE DO T?IA DALIM!
Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani ?task-forca opozitare?.
Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e maskave të skaduara zoti Basha?
Ju pyes sepse ju s?keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fyeni ministrinë që është edhe e tyrja!Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me ?bombë në duar? pozonin me një qendër shëndetësore në sfond për të frikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit.
Ju s?keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të akuzave e të kërcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për ?detektivët? tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!
Ne, Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm.
Po si mundët të na quani kriminelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që SOT JEMI NJË, BASHKË ME ÇDO SHQIPTAR dhe PËR ÇDO SHQIPTAR?!
Unë jam mësuar të mos habitem nga agresiviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme.
Shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo ?task-forca? shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës.
Ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë betejë me virusin, të heshtni, atëherë kur nuk keni ç?të thoni. Nuk është luftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit.
Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi mundur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.
Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dënueshme në çdo aspekt.”/CNA.al
Sot në mbrëmje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardh...
Denoncimi i opozitës për shpërndarjen e 1.2 milion maskave t...
Ndonëse qytetarët janë në ankth nga koronavirusi, kryeminist...
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka...
Një sulm i fortë ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të ...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryetarin e opoz...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigj...
Ndonëse pak më parë e përgëzoi për qëndrimin e mbajtur dje, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza se në dogana ...
Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me situatën nga koronav...
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në këto momente Këshillin ...
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të ...
Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Këshil...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar mëngjesin e kësja të ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë z...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma ishte e ftuar këtë të hën...
Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu është e ftuar m...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...