web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimet dhe deklaratat për koronavirusin/ Balla sulmon keq Berishën e Bashën

10 Mars 2020, 18:46, Politikë CNA

Një sulm i fortë ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, lidhur me denoncimet e këtyre të fundit dhe deklaratat për koronavirusin.

Balla thotë se me rritjen një nga një të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, si askund tjetër në më shumë se 100 vende në botë, ka nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh, të cilët i quan të paskrupullt.

Numri 2 i socialistëve deklaron se njëlloj si pas tërmetit të 26 Nëntorit, edhe këto 48 orë të para pas shaqjes së rasteve të para me koronavirus, Shqipëria duhet të durojë edhe kujën e hienave, që sipas tij duan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese.

Balla i cilëson politikanët si të pashpresë dhe si ushtarë të dëshpëruar të së keqes, për të cilët pretendon se janë të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermierët.

“48 orët e fundit janë një shpërthim histerie me në krye të së cilës shfaqet si gjithmonë Sali Berisha, cili ka shtuar numrin e postimeve të rreme. Me paturpësinë malinje që e karakterizon ai poston video nga Irani, se gjoja ato pamje janë në Tiranë. Pas Saliut vjen natyrshëm dështaku epokal Lulzim Basha, me lloj-lloj përpjekje, që synojnë të demoralizojnë ekipet e mjekëve dhe infermiereve si dhe të rrisë sa më shumë panikun.

Në asnjë vend në botë nuk ndodh kjo. Në Itali Kryetari i Partisë Demokratike u prek vetë nga Koronavirusi dhe nuk mallkoi askënd, thjeshtë u tërhoq për t?iu vënë në dizpozicion karantinimit dhe mjekëve. Megjithatë shqiptarët i njohin këta politikanë të pashpresë. Qeveria shqiptare dhe shërbimi ynë shëndetësor në bashkëpunim më OBSH do t?ia dalin ta përballojnë këtë situatë. Të gjithë duhet thjeshtë të ndjekim udhëzimet e specialistëve dhe të Qeverisë”, shkruan socialisti në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga