web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ Rama përgëzon Bashën, kritika për Metën dhe këshilla për qytetarët

10 Mars 2020, 15:06, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në këto momente Këshillin e Ministrave, ku bëri apel të fortë për qytetarët, në betejën kundër koronavirusit.

Rama e cilësoi këtë si një luftë, për të cilën tha se e kemi ne në dorë me sjelljen tonë dhe i kërkoi qytetarëve të zbatojnë të gjitha këshillat që ju jepen.

Nga ana tjeter, kryeministri përgëzoi kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për deklaratën dhe qëndrimin e mbajtur deri më tani.

“Jo më larg se dje dëgjova kryetarin e opozitës që mbajti një fjalë, fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit dhe motrat që janë në të njëjtën luftë, por sot as më shumë as më pak gjithçka ndryshon dhe ndryshoi duke nxitur panik nëpërmjet dizinformimit. Shqipëria nuk është e madhe dhe nuk ka aq shumë ekspertë sa të ndahet në taskforca, Shqipëria është e vogël por ka ekspertë të mirë”, deklaroi kryeministri, ndërsa nuk kurseu kritikat për presidentin Ilir Meta që ka krijuar një Task Forcë në Presidencë, për rastet që nuk merren parasysh nga qeveria./ CNA.al





Lajmet e fundit nga