web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve”/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca në zyrën e kreut të ILD

10 Mars 2020, 08:41, Politikë CNA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanin.

Sikurse bëhet e ditur në një njoftim për mediat nga vetë ILD, ambasadorët i kanë shprehur mbështetjen Metanit duke e konsideruar ILD si një institucion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Po ashtu Metani i vuri në dijen ambasadorët me detyrat e institucionit siç është hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj tyre.

?Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zj. Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Luigi Soreca.

Inspektori i Lartë Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.?-thuhet në njoftimin e ILD.





Lajmet e fundit nga