web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Boll me justifikime e gënjeshtra”/ Basha ultimatum Ramës: Bëj detyrën dhe merr masa reale!

10 Mars 2020, 15:28, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me maskat e skaduara që po përdor personeli mjekësor.

Basha shprehet se, Rama në vend që të sulmojë opozitën duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara
Sipas kryedemokratit, gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve.

?Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.?, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter./CNA.al





Lajmet e fundit nga