web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-1.2 milion maska të skaduara”/ Bardhi thirrje Prokurorisë të nisë hetimet

10 Mars 2020, 18:50, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet,  në lidhje me maskat që po përdorin stafi mjekësor për t?u mbrojtur nga koronavirusi, për të cilat opozita akuzoi se ishin të skaduara.

Bardhi shkruan se janë 1.2 milionë maska në të gjithë Shqipërinë, të skaduara dhe provë krimi, duke uruar që Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sipas tij, sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj.

?I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë ?mbetje farmaceutike? dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!

Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!”

I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë ?mbetje farmaceutike? dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit! Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 10. März 2020





Lajmet e fundit nga