Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Komisioni i Venezias, sugjeron rihapjen e vetingut për raste të caktuara magjistratësh të përjashtuar nga sistemi.
Në një draft oponion të lëshuar me kërkesë të shumicës socialiste në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni ka shqyrtuar dhe nxjerrë një sërë përfundimesh dhe këshillimesh në lidhje me procesin e vetingut të magjistratëve.
Komisioni i Venecias ka nënkuptuar në raport se procedurat e vetingut janë zbatuar në mënyrë të paarsyeshme?si në rastin kur magjistartëve u kërkohen fatura dhe dokumenta shpenzimesh për periudha shumë të hershme përtej edhe kërkesave të ligjeve fiskale për ruajtjen e dokumentave financiare.
Këto procedura, shprehet draft raporti i Komisionit të Venecias, krijojnë hapësirë për manipulime politike të procesit, duke i zbatuar këto rregulla në mënyrë preferenciale sipas interesit politik. Në një konkluzion domethënës raporti pohon:
?Ndërsa reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut mbeten një prioritet dhe duhet të përmbyllen me sukses, është e nevojshme që të vlerësohet nëse rregullat, në mënyrën si po zbatohen (si përshembull kërkesa për të justifikuar paratë e fituara nga personi nën veting dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për një periudhë shumë më të gjatë se periudha që ligjet tatimore këkrojnë të ruhen dokumentat financiarë), çojnë apo jo në zgjidhje të mira dhe nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulim politik?.
Komisioni kritikon, gjithashtu, rastet kur magjistratëve u është kërkuar llogari për të justifikimi i të ardhurat e bashkëshortëve të krijuara para martese. Ai ka dënaur gjtihashtu ngurtësinë në zbatimin e afatit në vetvete shumë pamajftueshëm për paraqitjen e dokumenteve:
?Duket se ka patur shumë raste kur gjyqtarët dhe prokurorëve nën veting preferuan të japin dorëheqjen më mirë se t?i nënshtroheshin kësaj procedure. Duket se disa persona nuk e kaluan vetingun sepse bashkëshorëtet nuk mund të shpjegonin të ardhurat e tyre të krijuara para martese. Duket gjithashtu se ka patur zbatim tejet të ngurtë të afateve proceduriale. Dokumentacioni duhet të paraqitet ngurtësisht brenda një afati dy javor, që ndonjëherë ka qenë e pamundur, veçanërisht kur dokumentat e certifikuara duhet të merreshin jashtë vendit. Asnjë zgjatje e këtij afati nuk duket të jetë dhënë ndonjëherë, madje edhe kur ka patur arsye për ta justifikuar,?
Komisioni këshillon rihapjen e këtyre rasteve kur prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për të sjellë dokumenta për të justifikuar pasurinë e tyre:
?Në raste të arsyeshme, me afat shumë të ngurta për paraqitjen e dokumentave duhet të rihapen?.
Komisionin ka kritikuar si antikueshtetues vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pa e përfunduar procesin e vetingut.
Komisioni ka sugjeruar, gjithashtu, kryerjen e vetingut nga KPK dhe KPA edhe për kandidatët për gjyqtarë kushtetues jashtë sistemit të drejtësisë, të cilët sot kontrollohen vetëm nga KED:
?Në mënyrë që të ruajmë të njëjtin standart të vetingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, vetingu i kandidatëve që nuk vijnë nga gjyqësori duhet të kryhet nga KPK dhe nga KPA në vend të KED, sikurse kryhet tani?.
Komisioni ka këshilluar ?rivlerësimin e modaliteteve akuale të vetingut, përfshi objektin e shtrirjes së procesit të vetingut? si dhe zbatimin e rregullave proceduriale, të tilla si afatet në mënyrë më pak të ngurtë.?
Në fund, Komisioni ka kërkuar përshpejtim e procesit të vetingut nga ana e KPK-së dhe KPA-së./CNA.al
Zbardhet drafti opinioni paraprak i Komisionit të Venecias l...
Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reagu...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shpr...
Kryetari i PAA dhe aleati i PD Agron Duka deklaroi se propoz...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur për çështje...
Kryetari i PAA, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, Agron D...
Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për raportin ...
Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së deputetit Kujtim G...
Ditën e sotme CNA.al ka publikuar një video të deputetëve të...
Deputet e listës Basha, të zgjedhur për përgjegjësi të plotë...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizu...
Ish- deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar një video të mo...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme Pre...
Edhe sot në ditën e 7 marsit, politika jonë nuk të lë vetëm ...
Sot është dita e arsimtarit dhe sot në një vend të një urimi...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka folur sot për draftin e p...
Me rastin e 7 Marsit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot tek amnistia f...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar një apel t...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...