
Meta “thumbon” Ramën nga Shkodra/ Në politikë bën më shumë faulla se kur ishte basketbollist
Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ...
Zbardhet drafti opinioni paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe përplasje mazhorancë- Presidencë.
Në draft-opinionin e Venecias konstatohen dy shkelje të bëra nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbldhjet dhe mospublikimi i procesverbalëve të çdo mbledhje, e kërkuar nga ligji.
Ndërkohë, lidhur me arsyetimet e Presidentit Meta, në draft-opinionin paraprak thuhet se interpretimi që ka bërë Presidenti për zgjedhjen e dy anëtarëve të Kushtetueses është ?i arsyeshëm?.
1. Presidenti dhe Kuvendi duhet të vazhdojnë me emërimin e anëtarëve të tyre me kombinim (sipas rradhës). Në çdo rast, kur Presidenti emëroi vetëm një kandidat, z.Muçi, dhe më pas pezulloi procedurën për emërimin e një kandidati të dytë, Presidenti ndoqi një interpretim i cili nuk është i paarsyeshëm dhe mund të argumentohet. Në interpretim të Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, pezullimi i emërimit të dytë ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillimin e periudhës 30-ditore për emërimin e dytë në mënyrë që emërimi automatik (për shkak të ligjit i kandidatit të renditur i pari) të mos realizohej. [prg. 99 &100]
Veprimet e Presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga Presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme. Për këtë arësye, nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit.
2.Pas emërimit të z.Muçi nga Presidenti më 15 tetor 2019, vetëm dy kandidatë mbetën në listën për shqyrtim nga Kuvendi, që duket se nuk është në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
3.Parashikimi i një mekanizmi zhbllokues në nivelin kushtetues për Kuvendin bën sens sepse si një organ politik kolegjial mund të jetë e vështirë për Kuvendin që të sigurojë gjithmonë votat e nevojshme (3/5) për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta nuk rregullon procedurën në lidhje me emërimin nga ana e dy organeve të tjera, d.m.th. Presidenti dhe Gjykata e Lartë.
Mekanizimi zhbllokues i parashikuar nga ligji nuk duket të jetë i zbatueshëm në një situatë kur është e paqartë se kur dhe si periudha 30-ditore fillon të zbatohet. Komisioni i Venecias rekomandon që, nëse mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti do të konsiderohej i domosdoshëm, ky rregull duhet të ishte parashikuar në nivelin kushtetues, siç është vepruar tashmë për Kuvendi.
4.Mënyra e veprimit të KED në 2019 është e diskutueshme. Efekti i kombinuar i (a) dërgimit të dy listave njëkohësisht te Presidenti (që nënkupton që periudha e tij 30-ditore, nëse aplikohet, do të fillojë të zbatohej për të dy listat në të njëjtën kohë), (b) dërgimin e listave në Parlament gjashtë ditë më vonë duke e bërë të pamundur të parashikoni si për Presidentin ashtu edhe për Parlamentin se cili nga kandidatët identikë mund të zgjidhet nga ato lista, në çfarë momenti kohor, dhe kush nuk është më i vlefshëm për zgjedhje, dhe (c) dërgimi i gjithsej katër listave me vetëm gjashtë kandidatë, në kombinim me vendimin e marrë nga Kuvendi për të emëruar, pas skadimit të periudhës kohore 30 ditore të Presidentit, dy kandidatë në të njëjtën ditë, pa i dhënë një shpjegim Presidentit, krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç atij të z.Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese.
Rregulli i KED për të përjashtuar Avokatin e Popullit nga vëzhgimi i procesit të diskutimit, votimit dhe vendimmarrjes, është në kundërshtim me Kushtetutën, rregullat ligjore përkatëse dhe me kërkesën për të siguruar besimin e publikut në procedurën e zhvilluar nga KED. Komisioni i Venecias rekomandon ndryshimin e këtij rregulli antikushtetues.
Pavarësisht se ligji detyron publikimin e diskutimeve të bëra në mbledhjet e KED, këto procesverbale nuk janë publikuar. Komisioni i Venecias rekomandon që minutat e takimeve të KED të publikohen.
Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të vlerësojë nëse shpjegimi i Kryetarit të KED për dërgimin e listave me vonesë në Kuvend, është apo jo i besueshëm, por konstaton se anëtarët e KED nuk ishin informuar për këtë mënyrë të dërgimit të listave në kohë të ndryshme. Në çdo rast, ishte e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit automatik në bazë të rregullit 30-ditor.
5.Dy vitet e para 2017- 2018 KED humbi kohë tepër të vlefshme për të shmangur krizën e tanishme kushtetuese. Në vitin 2017 Qeveria u ankua se anëtarët e KLD nuk kishin kaluar vetingun, disa anëtarë të KED u dorëhoqën, të tjerë u rrëzuan nga vetingu dhe për pasojë KED në 2017 nuk u mblodh asnjëherë.Në 2018, KED u mblodh vetëm një herë, pasi përfaqësuesi i Parlamentit kërkoi që KED të kufizohej vetëm në vendime adminstrative dhe të mos bënte renditjen e kandidatëve.
Kërkesat e vitit 2017 dhe 2018, që KED të mos bënte renditjen e kandidatëve, nuk janë të bazuara në ligj. Nuk ishte e parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj, që anëtarët e KED të kishin kaluar procesin e vetingut.
6.Kushtetutshmëria e ndryshimit ligjor të miratuar nga Kuvendi është e dyshimtë, pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të bëhet ?përpara? Presidentit. Për më tepër, dispozita e miratuar është shumë e paqartë. Cili është ?njoftimi i emërimit? dhe kush është kompetent për të bërë një njoftim të tillë? Edhe nëse do të ishte Gjykata Kushtetuese, konteksti i situatës në Shqipëri e përjashton këtë mundësi. Kështu, ndryshimi krijon pasiguri në lidhje me legjitimitetin e anëtarëve që fillojnë detyrën në Gjykatën Kushtetuese pa u betuar sipas procedurës së parashikuar në Kushtetutë.
Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por ende jo efektive, në lidhje me një mekanizëm të paracaktuar për të marrë betimin duke i dërguar një letër me betim Presidentit në rast të refuzimit nga Presidenti për të pranuar betimin, duhet të braktiset pasi ato duket se janë jokushtetuese.
7.Disa persona nuk e kaluan vettingun sepse bashkëshorti i tyre nuk mund të shpjegonte disa të ardhura të fituara shumë kohë para se të martoheshin. Ka një zbatim tepër të ngurtë të afateve procedurale. Dokumentacioni duhet të sigurohet rreptësisht brenda një afati prej dy javësh, gjë që ndonjëherë nuk është e mundur, veçanërisht kur dokumentet e çertifikuara duhet të merren nga jashtë. Komisioni i Venecias rekomandon që të rivlerësohen modalitetet aktuale të procesit të vettingut, përfshirë fushën e veprimit të tij dhe zbatimin e rregullave procedurale siç janë afatet në një mënyrë, më pak të ngurtë. Vettingu duhet të aplikohet në një mënyrë koherente.
Ndërsa Reforma në Drejtësi dhe procesi i vettingut mbeten prioritet dhe duhet të sjellin një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen, çojnë në zgjidhje të mira ose nuk krijojnë shumë hapësirë ??për manipulime politike. Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përshpejtohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Nga ana tjetër, në raste të arsyeshme, afate kohore tepër të ngurta dhe jorealiste për të siguruar dokumentacioni duhet të rishikohen.
8.Mungesa e Gjykatës së Lartë mund të jetë edhe më kritike për stabilitetin e Shqipërisë sesa mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Rastet nga gjykatat e ulëta nuk mund të merren në shqyrtim dhe Shqipëria shkel sistematikisht të drejtën për një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme. Në mungesë të ndonjë mjeti tjetër juridik, kjo ka të ngjarë të çojë në raste të shumta që përfundojnë para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Është me rëndësi jetike për Shqipërinë që të rivendosë sa më shpejt në funksionim Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, aq më shumë në një kohë në të cilën paraqiten pyetje mjaft komplekse që kanë të bëjnë me kushtetueshmërinë e punëve publike në Shqipëri. Një numër çështjesh në pritje në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të gjykohen. Për të kapërcyer këtë krizë, kërkohet dialog konstruktiv ndërinstitucional dhe bashkëpunim midis institucioneve shtetërore.
9.Komisioni i Venecias nuk mund të zëvendësojë Gjykatën Kushtetuese. Ndihma e Komisionit të Venecias nuk mund të kurojë as të zëvendësojë mungesën e gatishmërisë dhe kulturës së bashkëpunimit midis institucioneve shqiptare. Për zhbllokimin e procedurës së emërimit, një tjetë rrrugë duhet të zgjidhet. Retorika agresive duhet të shmanget, dhe secili institucion duhet të njohë legjitimitetin e institucioneve të tjera në emërimin e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Problemi kryesor pse situata u përkeqësua nuk është interpretimi i ndryshëm i nenit 179 të Kushtetutës dhe dispozitave të tjera, por mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit luajal mes palëve. Të dy palët duhet të shmangin retorikën agresive. Shumë nga problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, siç është theksuar disa herë nga Komisioni i Venecias. Ashtu siç Presidenti i Komisionit të Venecias insistoi kohët e fundit në lidhje me Armeninë: ?Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë midis institucioneve shtetërore?. [prg. 116]
10. Bllokimi i procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nxjerr në pah vështirësi të mëdha në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit në fuqi. Këto varen në një masë të madhe nga konfliktet institucionale, për shkak të mosbesimit të ndërsjellë midis pushteteve dhe prirjes së tyre për të delegjitimuar njëri-tjetrin. Sistemi institucional i vendit rrezikon një paralizë që shkon përtej çështjes së procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa të gjithë aktorët theksojnë besnikërinë e tyre ndaj Kushtetutës, ata akuzojnë palën tjetër për shkeljen e dispozitave kushtetuese. Për shkak të mos ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, këto konflikte nuk mund të zgjidhen nga organi kompetent për ta bërë këtë. [
Kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve.
Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reagu...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shpr...
Kryetari i PAA dhe aleati i PD Agron Duka deklaroi se propoz...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur për çështje...
Kryetari i PAA, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, Agron D...
Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për raportin ...
Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së deputetit Kujtim G...
Ditën e sotme CNA.al ka publikuar një video të deputetëve të...
Deputet e listës Basha, të zgjedhur për përgjegjësi të plotë...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizu...
Ish- deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar një video të mo...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme Pre...
Edhe sot në ditën e 7 marsit, politika jonë nuk të lë vetëm ...
Sot është dita e arsimtarit dhe sot në një vend të një urimi...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka folur sot për draftin e p...
Me rastin e 7 Marsit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot tek amnistia f...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar një apel t...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka vizituar një fam...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni mes aut...
Një skaf me katër persona ka mbetur në det të hapur në...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në f...
Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditë...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....