
Luftërat e ardhshme do të jenë për ujin e pijshëm
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin ?Rreth botës në 80 ditë?, rrëfimin imagjinar të një njeriu të quajtur Fileas Fog, që shfrytëzoi teknologjitë e reja të shekullit
XIX për të udhëtuar rreth e qark botës.
Nuk ishte një fantashkencë, pasi ato kohë njerëzit udhëtonin me anije me avull, ndërsa ishin ndërtuar linja ta gjata hekurudhore. Por u desh një grua e guximshme, që ta bënte të vërtetë
atë udhëtim. Elizabet Kohrein, me pseudonimin e saj si gazetare Neli Blaj, kishte fituar famë
si gazetarja e parë invetigative në botë, dhe si një njeri shumë kurajoz.
Investigimet e saj të bujshme, si zbulimi i kushteve të rënda të punëtoreve femra në fabrika, dhe hyrja e maskuar si paciente për 10 ditë në një spital psikiatrik, për të përshkruar trajtimin e të sëmurëve, kishin qenë aventura të jashtëzakonshme për kohën.
Ndërkohë, pasi lexoi romanin e Vern, Blaj i propozoi botuesit të gazetës ku punonte ?New
York World? një sfidë të re:me lejen e tij, do të udhëtonte në mbarë botën, dhe do të dokumentonte përvojën e saj për gazetën. Xhon Kokril, u intrigua nga kjo ide. Por shefi i financave nuk u bind aq lehtë.
Ai nuk ishte i bindur mbi aftësinë e gruas për të pasur sukses, teksa preferonte të dërgonte në vend të saj një burrë. Por Blaj e kishte gati përgjigjen:?Shumë mirë. Fillojeni me një burrë,
dhe unë do të nis udhëtimin në të njëjtën ditë me të, do të raportoj për një gazetë tjetër, dhe
ta mund!?.
Botuesit në fund pranuan. Gazetarja mori me vete vetëm një valixhe të vogël me rroba, pa gjëra personale, dhe mjetet e shkrimit. Ajo nuk pranoi të pajisej me një pistoletë, për ndonjë rast rreziku. Ajo e nisi udhëtimin e saj nga Victoria Augusta në orën 09:40 të mëngjesit të 14 nëntorit 1889. Blaj synonte të kryente udhëtimin e saj rreth e rrotull botës në një kohë më të shpejtë se personazhi i librit të Vern, Fileas Fog, jo më shumë se 75 ditë e 4 orë.
Udhëtimi i gzetares nisi më vështirësi. Ajo udhëtonte në det për herë të parë. Volli shumë herë në anije, dhe pasagjerët që e shihnin ishin mosbesues nëse kjo grua kureshtare, mund të arrinte ta kryente misionin që kishte marrë përsipër. Në përpjekje për të ndalur të vjellat, Blaj u mbyll në kabinën e saj, dhe u përpoq të flinte sa më shumë.
Ajo u zgjua 22 orë më vonë nga një trokitje në derë. Kapiteni i anijes, kishte frikë se mos ajo kishte vdekur. Gjumi i gjatë i bëri mire, dhe Blaj e kaloi mirë pjesën tjetër të udhëtimit me shëndet të mirë. Sapo mbërriti në portin anglez të Sauthemptonit, gazetarja u kontaktua nga shkrimtari francez Zhyl Vern
Ai kishte dëgjuar për udhëtimin e saj, dhe e kishte ftuar për një vizitë në shtëpinë e tij në Amiens. Ajo e pranoi me kënaqësi ftesën, dhe udhëtoi 2 ditë rresht për të shkuar atje. Edhe pse
u ndërmjetësuan nga një përkthyes, të dy shkrimtarët patën një takim të këndshëm, gjatë së cilit Blaj mësoi se historia e Vern, ishte frymëzuar pikërisht nga leximi i një artikulli në gazetë.
Duke shpresuar të përfitonte nga popullariteti që kishte patur sfia e Blaj, revista amerikane ?Cosmopolitan? dërgoi në të njëjtin uddhëtim një gazetare rivale, por që u nis në drejtimin e kundërt.
Elizabet Bizlend, u largua nga Nju Jorku në të njëjtën ditë me Blaj, duke pasur vetëm 6 orë kohë për t?u përgatitur. Ndërsa publikut iu shtua interesi për këtë sfidë të dytë, vetë Blaj nuk ishte në dijeni të rivales deri në mbërritjen e saj në Hong Kong ditën e Krishtëlindjeve.
Kur u pyet nëse ishte Neli Blaj, gazetarja që ishte ?në garë për të udhëtuar rreth e rrotull botën?, u përgjigj naivisht se po. Bizlend kishte mbërritur në Hong Kong 3 ditë më parë, teksa botuesit e ?Cosmopolitan?, kishin paguar ryshfete anijeve që të përshpejtonin oraret e udhëtimit.
Ndërkohë Blaj reagoi shumë shpejt:Unë nuk jam në garë me askënd. Nëse dikush tjetër dëshiron ta relizojë këtë udhëtim në një kohë më të shpejtë, ky është problemi i tij. Unë premtova të kryej këtë udhëtim brenda 75 ditësh, dhe do ta bëj këtë!?. Si një grua e vetme që udhëtonte vetëm, Blaj tërhoqi vëmendjen e shumë burrave. Në udhëtimin me anije nga Italia në Egjipt, u përhapën zëra se ajo ishte ?një trashëgimtare e pasur amerikane, që udhëtonte rreth botës me paruke në vend të flokëve, dhe me një bllok të madh çeqesh bankare?.
Udhëtimi i saj u shoqërua me një sërë personazhesh, të cilat ajo i përshkroi në detaje në raportimet e saj. Edhe pse disa nga vëzhgimet e saj mbi racat dhe etnitë e tjera, do të konsideroheshin sot si fyese, ajo u përpoq të respektonte kulturat me të cilat u përball.
Ajo gaboi disa herë gjatë atij udhëtimi, si për shembull kur ofendoi padashje italianët, kur i
dha një monedhë një fëmije që lypte në rrugë. Ndërkohë e kaloi pjesën më të madhe të kohës, duke folur mbi stilin japonez të të veshurit, kuzhinën italiane, dhe gjuetinë e krododilëve në Egjipt.
Botuesit e saj, të detyruar të tregonin histori për të ruajtur interesin e publikut, nisën të botonin pjesë nga gazetat e huaja mbi udhëtimin e gazetares së tyre, dhe leksone gjeografie nga të gjitha vendet që vizitoi Blaj. Pas një udhëtimi prej afro 11 mijë km në Paqësor, dhe 2 javë heshtje, të gjithë u lehtësuan kur Blaj arriti shëndoshë e mirë në San Francisko.
Ajo u përshëndet në rrugë si një heroinë. Mbërriti në Nju Xhersi në orën 3:51 të pasdites të 25 janarit 1890, 72 ditë, 6 orë, 11 minuta dhe 14 sekonda, pasi ishte nisur prej aty. Ajo e theu me 3 ditë objektivin që i kishte vënë vetes, dhe me 8 ditë atë të personazhit imagjinar të Vern. Rivalja e saj, Elizabet Bizlend mbërriti 4 ditë e gjysmë më pas./Përshtatur nga CNA.al
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufe...
Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”*Analistët bëjnë shpesh k...
Ne jetojmë sot më gjatë, por jo shumë më mirë. Jetëgjatësia ...
Nga Daniel Pipe “National Interest”* Sundimi i Rexhep Taip E...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shum...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit Fi...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme...
Gazetarët Fatjona Mejdini dhe Xhevahir Zhabina, kanë d...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndod...
Gazetarët Fatjona Mejdini dhe Xhevahir Zhabina, kanë f...
Në një kohë kur numri i rastev të reja me Covid është ...
Ditët e fundit në vendin tonë është raportuar një rrit...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...