Sistemi zgjedhor, mund t’i garantojë fitoren konservatorëve në Britani

16 Nëntor 2019, 09:42, Blog CNA
Sistemi zgjedhor, mund t’i garantojë fitoren konservatorëve

Nga Peter Kellner ?Carnegie Europe?

*Analistët bëjnë shpesh krahasime midis kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Që të dy janë populistë, bjondë, dhe e kanë të vështirë të thonë gjithmonë të vërteta. Por ka një ngjashmëriedhe më të madhe me të dyve, që mund të jetë më e rëndësishmja nga të gjitha.

Para tre vjetësh, Trump u bë president, edhe pse 3 milionë amerikanë votuan më shumë për kandidaten demokrate Hilari Klinton. Në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit, Xhonson mund të sigurojë shumicën parlamentare që i nevojitet për të përfunduar Brexit, edhe pse shumica e britanikëve mund të votojnë për partite, që janë shprehur paraprakisht të vendosura për ta ndalur atë.

Në të dyja vendet, kjo mund të ndodhë pikërisht për shkak të sistemeve zgjedhore që janë të tipit ?fituesi i merr të gjitha?. Klinton mori shumicën e votave në shtetet bastione të demokratëve si Nju Jorku dhe Kalifornia, ndërsa Trumpi siguroi një fitore të ngushtë në shtetet e ndryshueshme si Florida, Pensilvania dhe Miçigani.

Ndërsa fituesi në secilin prej atyre shteteve, mori të gjitha votat e Kolegjit Zgjedhor, sistemi e favorizoi Trumpin. Sistemi politik në Britani funksionon ndryshe, por rezultati përfundimtar mund të jetë i ngjashëm. Tri partitë dëshirojnë ndodhjen e Brexit brenda ose para afatit të ri të 31 janarit 2020 janë Konservatorët, Partia Brexit dhe Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP).

Sondazhet e fundit, i japin një mbështetje të përbashkët prej 47 për qind të votave. Pesë parti e kundërshtojnë Brexit, dhe duan të që vendi të mbetet në Bashkimin Evropian:Laburistët, Liberal Demokratët, Partia Kombëtare Skoceze, Partia e Gjelbër dhe Plaid Cymru e Uellsit. Mbështetja e tyre e kombinuar është mesatarisht 52 për qind. Pra shumica e votave, shkon për partitë anti-Brexit.

Por konservatorët mund ta kapërcejnë këtë distavantazh, dhe të fitojnë një shumicë të qartë parlamentare në parlamentin e ri. Kjo pasi Konservatorët, të udhëhequr nga Xhonson, kanë të ngjarë të fitojnë deri në 90 përqind të votuesve pro-Brexit, ndërsa Laburistët, partia kryesore e opozitës, gëzojnë aktualisht mbështetjen e pak më shumë se gjysmës së votuesve, që janë kundër Brexit.

Ja një shembull nga zgjedhjet e fundit parlamentare, se si mund të ndodhë kjo në praktikë:Një nga zonat elektorale ku fituan Konservatorët  vjet më parë ishte Sauthport, në Anglinë Veriperëndimore. Por në referendumin e Brexit të 23 qershorit 2016, 54 për qind e tyre kishin votuar pro qëndrimit në në BE, dhe vetëm 46 për qind kishin votuar për largimin ng unioni.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, 59 për qind  e tyre votuan për Laburistët ose Liberal Demokratët, ndërsa 41 për qind për Konservatorët ose për UKIP. Pra, si përfundoi Sauthport me një deputet pro-Brexit?

Kjo ndodhi sepse votat për partitë pro-Brexit, u ndanë midis Konservatorëve me 39 përqind dhe UKIP me 2 përqind, ndërsa votat për partitë anti-Brexit u ndanë midis Laburistëve me 33 përqind dhe Liberal Demokratëve me 26 për qind. Blloku më i madh i votuesve ishte ai Konservator.

Dhe sipas sistemit kandidati konservator Damien Mur, rezultoi fitues.

Kjo, ose diçka e përafërt, mund të ndodhte edhe në dhjetëra zona elektorale në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 12 dhjetorit. Nga të dyja palët, do të bëhen përpjekje modeste për të parandaluar rezultatet surprizë. Kështu Partia Brexit, ka vendosur të mos garojë me kandidatët kundër deputetëve aktualë Konservatorë.

Në majin e këtij viti, kjo parti mori 31 për qind të votave në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, edhe pse sondazhet e fundit, tregojnë se mbështetja për të ka rënë nën 10 për qind. Po lëvizja e saj e fundit për t?i lënë Konservatorëve zona të lira, ka pak të ngjarë të bëjë ndonjë diferencë. Gjithsesi, mbështetja më e madhe për Partinë Brexit, ka prirje të vijë nga zonat që aktualisht kontrollohen nga Laburistët që votuan pro largimit nga BE në vitin 2016, dhe që po shënjestrohen këtë herë nga Konservatorët.

Në këto pozita, Partia Brexit do të neutralizojë efektin e disa vota pro-Brexit, kryesisht nga Konservatorët. Nëse Partia Brexit fiton vetëm 5 ose 10 përqind në këto zona, kjo mund të ndihmojë Laburistët të ruajnë pozitat e tyre, që përndryshe do t?i humbnin, dhe ato do të shkonin për Konservatorët.

Ndërkohë në kampi anti-Brexit, Liberal Demokratët kanë bërë një pakt me të Gjelbrit dhe partinë Plaid Cymru në mbi 63 zona (nga 650 vende që në total Dhoma e Komunëve), ku vetëm njëra nga tre partitë do të garojë me 1 kandidat. Por ashtu si në rastin e Partisë Brexit, edhe ky pakt ka pak gjasa të ndikojë shumë në rezultatin përfundimtar.

Kjo do të thotë që gati çdo zonë elektorale, do të ketë të paktën 2 parti anti-Brexit:Laburistët dhe Liberal Demokratët, Të Gjelbrit ose Plaid Cymru. Në Skoci, Partia Kombëtare Skoceze, një tjetër focë anti-Brexit, do të garojë më vete, duke detyruar votuesit anti-Brexit të zgjedhin midis 3 kandidatëve.

Përfundimi është se vota anti-Brexit, do të ndahet më shumë, sesa ajo pro-Brexit. Vetëm një factor, mund të parandalojë një shumicë të qartë konservatore në parlamentin e ri:votimi taktik . Nëse të gjithë votuesit anti-Brexit, mbështesin partinë e tyre të preferuar, Xhonson mund të presë një fitore komode muajin tjetër.

Sidoqoftë, këtë mund ta parandalojnë edhe fushatat jo-partiake, që po përpiqen të bindin miliona votues anti-Brexit, të mos votojnë për partinë e tyre të preferuar, por për kandidatin e zonës, duke rritur gjasat e mposhtjes së konservatorëve. Nëse këto fushata kanë sukses, ato mund të privojnë konservatorët nga 20-40 deputetë.

Por kjo është një ?nëse? e madhe, dhe që flet për një të vërtetë edhe më të madhe:Britania e Madhe, po përjeton jo vetëm zgjedhjet e saj më të rëndësishme në historinë e kohëve të fundit, por edhe ato më të paparashikueshmet. Këto mund të jenë zgjedhjet, në të cilat një pakicë votuesish mund do të arrijnë të dominojnë mbi dëshirat e shumicës në lidhje me çështjen më të rëndësishme të kohëve të fundit./ Carnegie Europe-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga