Luftërat e ardhshme do të jenë për ujin e pijshëm

17 Nëntor 2019, 07:30, Blog CNA
Luftërat e ardhshme do të jenë për ujin e pijshëm

Nga Jayati Ghosh ?Project Syndicate?

Rreziqet e ndotjes së mjedisit, po marrin një vëmendje gjithnjë e më të madhe në ditët e
sotme, sidomos në botën në zhvillim, dhe për arsye të forta. Indekset e cilësisë së ajrit, janë përkeqësuar në shumë vende, me Indinë në veçanti, që po përballet me një emergjencë akute të shëndetit publik.
Por sado serioz që është problemi i ndotjes, ai nuk duhet të lërë në hije një katastrofë tjetër mjedisore, që mund të jetë një burim potencial për konflikte në të ardhmen:mungesa e
qasjes tek uji i pijshëm. Tani që nuk po zbatohen më rregullat e vjetra, që rregullojnë ciklet makroekonomike, mbetet të shihet se çfarë mund të shkaktojë recesioni ekonomik i rradhës
në Shtetet e Bashkuara.

Por nëse historia e kohëve të fundit, na ka mësuar diçka, del se kërcënimi më i madh buron jo nga Rezerva Federale e SHBA-së, apo ndonjë sektor i ekonomisë, por nga Shtëpia e Bardhë. Ne mund të jetojmë në një ?planet blu?, por më pak se 3 për qind e gjithë ujit është i freskët, dhe
një pjesë e madhe e tij është e paarritshme.
Për shembull, sepse ndodhet nën akullnaja. Që nga viti 1960, sasia e ujit të freskët të disponueshëm për frymë është përgjysmuar, duke e lënë mbi 40 për qind të popullsisë së botë të përballet me stresin e gjetjes së ujit. Deri në vitin 2030, kërkesa për ujë të pijshëm, do të tejkalojë me 40 për qind furnizimin aktual me ujë.

Me gati 2/3 e ujit të pijshëm që vjen nga lumenjtë dhe liqenet, të cilët tejkalojnë kufijtë kombëtarë, shtimi i stresit për furnizimin më ujë po ushqen një rreth vicioz, në të cilin vendet konkurrojnë vendet, çka çon në stres më të madh, dhe tek më shumë konkurrencë. Sot, qindra marrëveshje ndërkombëtare për ujërat, janë nën një presion për t?u anuluar.
Kina, India dhe Bangladeshi, kanë një konflikt të fortë mes tyre mbi lumin Brahmaputra,
një nga më të mëdhenjtë në Azi. Kina dhe India po ndërtojnë vazhimisht diga, që kanë shtuar frikën e devijimit të rrjëdhës. Qeveria indiane e ka përdorur devijimin e rrjedhës, për të ndëshkuar Pakistanin për shkak të sulmeve terroriste.

Ndërtimi i digave në rrjedhën e sipërme të lumit Nil nga Etiopia, ka shkaktuar zemërimin e Egjiptit, ku lumi ka rrjedhën e tij të poshtme. Dhe konfliktet ndërkufitare janë vetëm fillimi. Tensionet e lidhura me ujërat, janë në rritje edhe brenda vendeve, midis komuniteteve rurale dhe urbane, dhe midis konsumatorëve bujqësorë, industrialë dhe shtëpiakë të ujit.
Vitin e shkuar, mungesa e ujit nxiti konflikte në pjesë të Afrikës Lindore, si Kenia, vend që ka një histori të përplasjeve të forta fisnore në lidhje me qasjen tek uji i pijshëm. Në fakt, ka histori të gjata të konflikteve mbi ujërat e shumë lumenjve kryesorë, përfshirë Nilin, Amazonën, Mekongun dhe Danubin.
Por ashpërsia dhe shpeshtësia e konflikteve të tilla është e destinuar të rritet, pasi ndryshimi i klimës po ndryshon modelet e reshjeve, duke shkaktuar thatësira dhe përmbytje më të shpeshta, më intensive dhe më të zgjatura në kohë. Rezervat e ujit po zvogëlohen gjithnjë e më shumë, teksa po ndoten nga industritë, plastika dhe mbeturinat e tjera.

Në vendet me të ardhura të mesme, trajtohet më pak se një e treta e ujërave të zeza. Ndërkohë, në vendet me të ardhura të ulëta, kjo shifër është shumë më e vogël. Rreth 1.8 miliardë njerëz, konsumojnë ujin që vjen nga burime të kontaminuara me fekale.
Stresi i gjetjes së ujit i prek të gjithë, por sektori bujqësor që përbën 70 për qind të të gjithë konsumit të ujit në nivel global, është më i prekshëm nga furnizimet e reduktuara. Mungesa e ujit e vështirëson mbarështimin e bagëtive. Edhe zonat urbane, rrezikohen nga një situatë katastrofike.
Vitin e kaluar, qyteti i Kejp Taunit në Afrikën e Jugut, u përball me mungesa të mëdha të ujit të pijshëm. Ngjashëm edhe Meksiko Siti, po përballet prej vitesh me krizën e ujit. Ashtu si
me ndryshimin e klimës, pasojat më të rënda të krizës së furnizimit me ujë, prekin disproporcionalisht rajonet më të varfra në botë, sidomos Afrikën dhe Azinë Jugore dhe Qendrore.

Në një pjesë rurale të rajonit Maharashtra në Indi, gratë dhe vajzat ecin deri në 25 kilometra në ditë, për të siguruar ujin e pijshëm. Në fshatra të tjerë, në kushtet kur puset e zonës kanë shterrur, familjet duhet të caktojnë një anëtar që të merret enkas vetëm me sigurimin e ujit të pijshëm.
Ndërkohë, ekonomitë e zhvilluara shmangin jo vetëm një pjesë të mirë të stresit të furnizimit me ujë (të paktën tani për tani). Por ato ruajnë ende teprimet e stilit të tyre të jetesës, të cilat kanë nxitur ndryshimin e klimës dhe degradimin e mjedisit, përfshirë këtu edhe pakësimin e ujit të pijshëm.
Kultivimi i orizit, përmendet shpesh si një nga shkaktarët e kësaj ituate. Por 1 kg mish viçi, kërkon 5 herë më shumë ujë, sesa prodhimi i 1 kg oriz, dhe 130 herë më shumë ujë se 1 kg patate. Dhe duke qenë se produktet bujqësore përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të eksporteve të shumë vendeve në zhvillim, këto vende janë shumë më të rrezikuara nga kriza e ujit.

Në vitin 2015, shtetet anëtare të OKB miratuan Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku përfshihet edhe domosdoshmëria për të ?siguruar dhe menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme furnizimin me ujë për të gjithë?. Por në 4 vitet e fundit, problemet në këtë fushë janë përkeqësuar. Komuniteti ndërkombëtar, mund ta gënjejë veten për një fare kohe, por kërcënimi nga luftërat për ujin, po afrohet gjithnjë e më tepër. Për shumë njerëz në Afrikë, Azi dhe gjetkë, ai ka mbërritur tashmë./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga