Connect with Us

Rikthimi i heshtur i rrezikut bërthamor

Blog

Rikthimi i heshtur i rrezikut bërthamor

Publikuar

-

Nga Anna Akage “World Crunch”

* “Kolossal’naya opasnost” (Një rrezik i jashtëzakonshëm). Këtë fjalë përdori në një intervistë të kohëve të fundit për BBC-në, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov, për të përshkruar rrezikun me të cilin përballet sot bota, ndërsa po shtohen tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Por çfarë e detyroi të përdorë një gjuhë kaq të ashpër? Dy fjalë të tjera:armët bërthamore.

Në fakt, vetë Gorbaçov ka qenë një nga lojtarët kryesorët në ç’armatimin e madh atomik që ndodhi një gjeneratë më parë, duke nënshkruar marrëveshjen historike të vitit 1987 me presidentin amerikan Ronald Regan, për të zvogëluar arsenalin e dy superfuqive të atëhershme, përmes Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF).

Gjatë vitit që shkoi, si SHBA-ja ashtu edhe Rusia, njoftuan tërheqjen e tyre nga INF. Në vitin 2021, skadon një tjetër dokument kryesor, marrëveshja për zvogëlimin dhe kufizimin e armëve sulmuese strategjike, START III, që kufizon deri në 3.000 mbushje bërthamore, numrin e armëve sulmuese strategjike të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Por gjendja aktuale e ç’armatimit (ose riarmatimit) shkon përtej Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të tensioneve të mëdha Pheniani në Teheran, dhe Islamabad. Por, sa ka të ngjarë të kemi një luftë bërthamore? Dhe a do të jetë e mundur një luftë e tillë, në një format të kufizuar?

Në majin e 2018-ës, SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin. Këtë javë kur Teherani njoftoi se do të rinisë programin e tij bërthamor, dhe shtojë prodhimin e uraniumit të pasuruar, rajoni dhe bota u bënë pak më shumë të rrezikuara.

                                                            Hassan Rouhani

Në një intervistë dhënë muajin e kaluar gazetës ruse “Kommersant”, zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB për armështjet e ç’armatimit, Izumi Nakamitsu, tha se ç’armatimi nuk po ndodh më. “Nëse palët lejojnë që START III të skadojë në vitin 2021, atëherë për herë të parë që nga vitet 1970, dy fuqitë më të mëdha bërthamore, nuk do të kenë asnjë kufizim të rezervave të tyre strategjike bërthamore”- tha ai.

Moska fajëson Uashingtonin, për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare anti-bërthamore. Uashingtoni fajëson Pekinin. Pekini fajëson gjithë të tjerët. Lista e vendeve bërthamore, përfshin ndërkohë Korenë e Veriut, Pakistanin, Indinë, Izraelin dhe Britaninë e Madhe.

Në fillim të këtij viti, Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, tha se regjimi i kontrollit të armëve mund të riorganizohet. “Shtetet e Bashkuara, janë të gatshme të angazhohen me Rusinë në negociatat mbi kontrollin e armëve, që avancojnë sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve dhe partnerëve, dhe që janë të verifikueshme dhe zbatueshme”-tha ai.

LEXO EDHE:  SHBA- Meksikë, marrëveshje paraprake për NAFTA-n

Por në botën tonë reale, askush nuk do që t’i zhvillojë këto negociata. Shtetet e Bashkuara, kanë raporte të tensionuara me Rusinë. Kina refuzon madje edhe mundësinë e bisedimeve mbi një çështje të tillë, duke përmendur pabarazinë e arsenalit të saj, në krahasim me atë amerikan ose rus.

Izumi Nakamitsu, vë në dukje rëndësinë e një faktori tjetër:zhvillimin e shpejtë të shkencës dhe teknologjive të reja. Kontrolli i armëve dhe ç’armatimi, është përqendruar gjithnjë tek sasia e armëve. Nga 70 mijë mbushje bërthamore, pas Krizës së Raketave Kubane, sot ekzistojnë “vetëm” 13.000 të tilla.

                                                 Reagan dhe Gorbachev

Por ne jemi sërish sot dëshmitarë të garës së armëve. Në vitin 2018, administrata Trump njoftoi zhvillimin e një modeli të ri bërthamor “me kosto me të ulët”. Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve, Rusia ka sot 1.461 mbushje bërthamore gati për lëshim, përmes 524 raketave balistike ndërkontinentale.

Shtetet e Bashkuara kanë 1.365 mbushje bërthamore gati për lëshim, të vendosura në 656 raketa balistike ndërkontinentale. Ndërkohë Franca ka 300 mbushje bërthamore, Kina 290 dhe Britania e Madhe 200. Zotërues të armëve bërthamore, që nuk janë nënshkruese të ndonjë traktati janë India me 130-140 mbushje bërthamore, Izraeli me 80-90, dhe Pakistani me 150-160 mbushje bërthamore.

Por shtetet që shqetësojnë më shumë në këyë aspekt janë Irani, Koreja e Veriut dhe Siria. Irani ka ndjekur programin e pasurimit të uraniumit dhe projekte të tjera, që i kanë dhënë atij mundësinë të prodhojë një armë bërthamore. Koreja e Veriut, njoftoi që në vitin 2003 tërheqjen nga Traktati i Mospërhapjes, duke testuar raketat balistike që mund të mbajnë armët bërthamore.

Ndërkohë, Siria nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, edhe kur Izraeli e akuzoi për ndërtimin e një reaktori bërthamor. Ndërsa tensionet midis vendeve bërthamore po rriten, vendet që nuk kanë asgjë mënyrë për të reaguar ndaj kërcënimit bërthamor.

Në këto kushte ekspertët dhe politikanët, duhet të mbështeten sërish mbi atë që gjatë Luftës së Ftohtë u njoh si “Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok” (MAD). Pra me fjalë të tjera:vendet nuk do t’i përdorin ndonjëherë armët bërthamore, pasi e dinë që kjo do të shkaktonte një kundërsulm bërthamor, dhe do të çonte në shkatërrimin e tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

U ul me helikopter ushtarak në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, historia e pazakontë e Robert Preston

Publikuar

-

Nga

* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i helikopterëve ushtarakë, Robert Preston, hyri me makinën e tij në bazën Tipton Filld. Para se dikush ta ndalonte, ai do t’i hipte një helikopteri “Bell UH-1 Iroquois”, duke u nisur në një udhëtim në mes të natës.

“Unë doja të fluturoja. Doja që të ndihesha mirë, pasi më pëlqen të fluturoj”- do të deklarontë më vonë.Dhe nisi të fluturojë. Ai donte të bënte diçka, që nuk e kishte bërë askush më parë:të ulej në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë. Preston e dinte që asnjë pilot nuk mund të ulej aty pa pasur një lejë të veçantë, pa nënshkruar një mori dokumentesh, pa pasur vite trajnimi në fluturim, dhe mbi të gjitha jo nëse nuk je i caktuar të marrësh ose të lësh aty banorin më të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë: presidentin e SHBA-së.

Një fakt të cilin Robert Preston e mësoi shumë shpejt. Para se të mbaronte ajo natë, ai do të qëllohej me armë, do të ndiqej, dhe gati do të rrëzohej bashkë me helikopterin që kishte rrëmbyer. Autoritetet kishin dhënë menjëherë alarmin. Ai vërejti se në lulishten përballë Shtëpisë së Bardhë kishte lëvizje të pazakonta.

Robert Preston po pritej aty poshtë nga dhjetëra agjentë të shërbimit sekret. Problemi që kishte policia ishte nuk e kishte idenë se ku do të shkonte piloti misterioz. Gjithsesi, duke qenë se helikopterët kanë tendencë të fluturojnë në lartësi të ulëta, ishte vetëm çështje kohe përpara se dikush ta vinte re atë.

Branda pak minutash, policia pati disa telefonata nga qytetarët që kishin parë një helikopter ushtarak që fluturonte në kuota të ulëta. Ndërkohë, Robert Preston ishte duke shkuar në Uashington. Në vitin 1974, hapësira ajrore mbi kryeqytetin amerikan patrullohej rreptësisht. Prandaj kur policia vuri re një helikopter të paregjistruar, që fluturonte midis Memorialit të Linkolnit dhe godinës së Kapitolit Hilli, ajo u alarmua.

Në Shtëpinë e Bardhë, agjenti i shërbimit sekret Henri Kulbaski, u njoftua nga policia e Merilendit mbi helikopterin e vjedhur, teksa mori një tjetër raport nga policia e kryeqytetit, mbi një helicopter që po shkonte drejt Shtëpisë së Bardhë.

Kulbaski ishte sërvitur, ashtu si të gjithë agjentët e shërbimit sekret, që të qëllonte ndaj cilitdo mjeti që fluturtonte mbi Shtëpinë  e Bardhë pa lejen e autoriteteve. Por se si dhe kur duhej ta bënte këtë, kjo u lihej në dorë vetë agjenteve. Në pamundësi për të folur në telefon me eprorët e tij, dhe pa dashur të rrezikojë jetën e civilëve të pafajshëm nëse agjentët arrinin të rrëzonin helikopterin, Kulbaski ishte në një dilemë të madhe.

Ndërsa ai po vriste mendjen si të vepronte, Preston zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, duke qenë shumë pak metra mbi tokë. “Të gjithë agjentët më kishnin rrethuar”- tha më vonë Preston në gjykatë. Pas 10 minutash ai vendosi që “nëse ata nuk do të reagonin, unë do të ikja”. Kur e ngriti sërish helikpoterin, Kulbaski dha urdhrin të qëllohej.

LEXO EDHE:  Video-rrefimi/Genën e mbuluan me para në Amerikë

LEXO EDHE:  Turkish Stream, një gazsjellës me forcë simbolike

Preston rrezikoi jetën kur helikopteri u qëllua disa here, dhe gati u rrëzua. Pasi e kuptoi seriozitetin e situatës, Preston vendosi që të dorëzohej, por vetëm tek një person: presidenti Riçard Nikson. Kështu, ai u kthye në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë, dhe dëgjoi urdhërat e Kulbaskit për të fikur helikopterin, dhe dalë prej andej me duart lart.

Por kur Preston u përpoq të ulej në lëndinë, shërbimi sekret hapi sërish zjarr, duke hapur disa vrima në anën e helikopterit. Një nga plumbat e plagosi Prestonin në këmbë. Helikopteri gati u rrëzua, por në fund u ul vetëm 35 metra larg dyerve kryesore të Shtëpisë së Bardhë.

Pasi doli nga helikopteri, Preston u arrestua dhe u mor në pyetje nga shërbimit sekret. Preston kërkoi të bisedonte personalisht me presidentin Nixon. Por mësoi se presidenti dhe gruaja e tij ishin jashtë qytetit. Ndaj e gjithë shfaqja e Robert Prestonit, nuk vlejti për asgjë.

Gjyqi ndaj tij dhe helikopteri i dëmtuar nga plumbat, e bënë një sensacion turistik brenda natës. Preston u akuzua për hyrje të paligjshme në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, një kundërvajtje që dënohej me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 100 dollarësh.

Por ai iu dorëzua zyrtarëve ushtarakë, në këmbim të heqjes së akuzave. Në fund, gjykata ushtarake e dënoi me 2 muaj burg, dhe e shkarkoi nga radhët e saj. Sot, Robert Preston mbetet i vetmi person që arriti të depërtojë në hapësirën ajrore të Shtëpisë së Bardhë, dhe që jeton për ta treguar historinë e pazakontë./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Meksikë, fëmijët armatosen për të mbrojtur familjet e tyre nga kartelet e drogës

Publikuar

-

Nga

Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”

* Rekrutët që i fshehin fytyrat e tyre pas shamive janë fëmijë, nga mosha 6 deri në 15-vjeç.

Ata që janë më të mëdhenj se 12-vjeç, janë të pajisur me armë që duken më shumë si pushkë të vjetra, sesa si armë moderne. Më të rinjtë, mbajnë në duart shkopinj.

Në një video që u vë virale në Meksikë në fund të muajit të shkuar, një grup fëmijësh stërvitet në një rrugë në një fshat malor. Ata kanë veshur sandale, atlete dhe pantallona të grisura. Në sfond, dikush jep komandën:”Shtrihuni! Armët gati!”.

Fëmijët janë anëtarët më të rinj të “Policia Comunitaria”, forcës policore të indigjenëve të Nahuas në shtetin meksikan të Guerreros. Ky “department” policie i vetëorganizuar, është një institucion 10-vjeçar, bazuar në traditat zakonore të indigjenëve, dhe synon të garantojë sigurinë e fshatrave të zonës.

Por tani Nahua po detyrohet të përfshijë edhe fëmijët e tyre në forcën e policisë. Njeriu që u jep komandat është Bernardino Sançez Luna, kryetar i kësaj force policore. Kur u pyet në telefon pse po armatos fëmijët, ai përgjigjet:”Të gjithë duhet të japin ndihmën e ture:burra, gra dhe fëmijë. Përndryshe, s’do të jemi në gjendje të kontrollojmë kërcënimin që na vjen nga kriminelët”. Sançez flet pastaj për masakrat ndaj banorëve të zonës, për bllokimet e rrugëve, kërcënimet e përditshme në telefon nga trafikantët, dhe për paratë që i paguhen për mbrojtje kartelit vendas të drogës, Los Ardillos.

“Për më tepër, ata kanë filluar të rrëmbejnë fëmijët tanë, për t’i detyruar t’i bashkohen kartelit”- thotë ai. Fëmijët-policë të Guerreros, nxjerrin në pah 2 zhvillime të rrezikshme në peizazhin kompleks të dhunës në Meksikë. Nga njëra anë, për shkak se shteti ose mungon në rajone të caktuara, ose është aleat me mafian, gjithnjë e më shumë rajone po kontrollohen nga krimi i organizuar.

Nga ana tjetër, një numër në rritje fëmijësh po tërhiqen në konflikt. Kjo pjesërisht pasi kartelet e drogës kanë nevojë të vazhdueshme për më shumë luftëtarë, dhe për punëtorë në laboratorët e drogës, të cilët priren t’i rekrutojnë me forcë nga brezi i ri. Dhe fshatrat indigjenë, janë më të pambrojturat ndaj kësaj dhune.

Vendimi për të armatosur fëmijët, u nxit nga vrasja me e fundit e 10 muzikantëve indigjenë në mesin e janarit, që mendohet se ranë në pritën e Los Ardillos. “Futja e fëmijëve në këtë forcë policore, është një klithmë e dëshpëruar për ndihmë”- thotë Abel Barrera nga “Tlachinollan”, një organizatë për të drejtat e njeriut në Guerrero.

“Të braktisur nga shteti, indigjenët janë të pambrojtur kundër mafies”- thekson ai. Për Barrarën, ky problem është përkeqësuar vitet e fundit. Guerrero i ndodhur buzë Oqeanit Paqësor është i njohur për resortet turistike në Akapulko. Megjithatë, ai është një nga 3 shtetet më të varfra të Meksikës, dhe një nga rajonet më të prekura nga krimi i organizuar.

LEXO EDHE:  Analistet nderkombetare: Rreziku i konfrontimit mes NATO-s dhe Rusise, real

LEXO EDHE:  SHBA dhe BE reagojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese/Nxitoni

Në malet e Guerreros, banojnë kryesisht indigjenët, por kokaina që transportohet nga Amerika e Jugut drejt SHBA-së, kalon pikërisht aty. Ndërkohë kartelet e drogës, kanë mbjellë lulekuqe për prodhimin e opiumit dhe heroinës. Meksika, është prodhuesja e dytë më e madhe e opiumit në botë.

Vitin e kaluar, në këtë vend u vranë 35.588 njerëz, numri më i lartë i 20 viteve të fundit.

Organizata kriminale si Karteli i Sinaloas, i drejtuar deri vonë nga bosi Hoakin “El Chapo” Guzman, që ndodhet aktualisht i burgosur në SHBA, apo karteli veçanërisht brutal Jalisco Nueva Generación (CJNG), veprojnë si një shtet brenda shtetit në shumë pjesë të vendit.

Po kështu ndodh edhe në Guerrero. Këto kartele të mëdha, si dhe grupe më të vogla kriminale, rreth 200 në të gjithë vendin, po detyrojnë një numër në rritje fëmijësh dhe të rinjsh që t’u bashkohen atyre. “Paralelisht me rritjen e numrit të anëtarëve të Gardës së re Kombëtare nga presidenti Andres Obrador, krimi i organizuar po armatos veten”- shprehet Huan García, drejtori i grupit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve REDIM.

Një studim i vitit 2015 nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR), zbuloi se 30.000 fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 18-vjeçare “bashkëpunojnë në mënyrë aktive me krimin e organizuar” në rajone të ndryshme të Meksikës. Ata shërbejnë si vëzhgues, korrierë, apo edhe punëtorë në fushat me opium të karteleve.

Kur rriten, angazhohen në krime të rënda, si mbledhja e gjobave për mbrojtjen, rrëmbimin e personave, apo edhe kryerjen e vrasjeve me pagesë. Dhe gjetja e rekurtëve të rinj është e lehtë. Sipas statistikave zyrtare, 7 milionë fëmijë në Meksikë nuk shkojnë në shkollë ose janë të papunë. Sipas drejtorit të REDIM, ata shërbejnë si një burim ideal rekrutimi për krimin e organizuar.

“Më shumë se 3 fëmijë vriten çdo ditë në Meksikë. Që nga viti 2000, 21.000 vajza dhe djem janë vrarë, dhe 7.000 të tjerë konsiderohen të zhdukur”- thotë Garcia. Çfarë mund të bëhet për këtë situatë? Garsia thotë se nga 25 projektet e klasifikuara si prioritare nga presidenti Obrador, asnjëra nuk adreson gjendjen e fëmijëve të Meksikës.

Rrjeti i të drejtave të fëmijëve, ka publikuar një “Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Mbikëqyrjen e Dhunës së Armatosur kundër Fëmijëve dhe Rinisë”, që bën thirrje për konsultim me ekspertët ndërkombëtarë, dhe për bashkëpunim me shoqërinë civile. Garsia thotë se strategjia ka shkuar deri tek zyra e pridentit. Por deri tani, ai nuk ka marrë asnjë përgjigje./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po dështon multikulturalizmi në qytetet evropiane

Publikuar

-

Nga

Nga Licia Cianetti “The Conversation”

* Gjatë dekadës së shkuar, ideja se multikulturalizmi është një eksperiment social i dështuar, ishte e përhapur në të gjithë Evropën. Miratimi i politikave mbi emigrantët dhe njerëzit me prejardhje emigrante, duket se sugjeron se “momenti multikulturor” – nëse ka pasur ndonjëherë një të tillë – ka marrë realisht fund.

Nën këtë mjedis, shumë ekspertë janë duke kërkuar për qytete me ide të freskëta, se si të ndërtojnë një shoqëri multikulturore dhe më gjithëpërfshirëse. Sipas rrjetit të Eurocities, “e ardhmja e Evropës varet nga qytetet e saj”. Por hulumtimi im tregon se aftësia e qyteteve për të nxitur përfshirjen etnike dhe racore, po kufizohet nga masat shtrënguese, dhe nga besimi se të parët vijnë kulturat dhe njerëzit “vendas”.

Pritshmëria që qytetet e kanë përgjigjen se si të nxitin diversitetin, vjen nga ideja se ato janë vendet natyrale për kreativitet dhe takime midis kulturave. Por kjo anashkalon pabarazinë, dhe ndarjen që vërehet gjithashtu në qytete. Gjithsesi, shumë qytete duket se e kanë kuptuar idenë e potencialit të tyre progresist.

Rrjeti Eurocities po kremton 100 ditët e para të Komisionit të ri Evropian me shembuj të qyteteve që mund ta frymëzojnë BE-në, përmes mënyrave të tyre inovative për të adresuar “sfidat evropiane”. Këto përfshijnë qasjen gjithëpërfshirëse të kryeqytetit bullgar, Sofje, për ofrimin e shërbimeve për të ardhurit; Inkubatorin e Biznesit për të Rinjtë në Oslo, që përfshin gjithashtu emigrantët; dhe programin e përfshirjes së romëve në Berlin.

Por a janë realisht qytetet përcaktuese, për një të ardhme më gjithëpërfshirëse? Hulumtimi im mbi qytetet multikulturore tregon se idetë mbi përfshirjen etnike, racore dhe fetare, kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Dhe këtu kanë ndikuar masat shtrënguese.

Buxhetet e këshillave locale, janë zvogëluar me urdhër të qeverive qendrore. Në të njëjtën kohë, më shumë politika sociale, po u kalohen në varësi administratave lokale. Me numrin e njerëzve në rrezik për të qenë në pragun e varfërisë, që është rritur dy herë më shumë në qytete sesa në zona të tjera, qytetet e kanë gjithnjë e më të vështirë të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre.

Një problem shtesë është rritja e lëvizjes nativiste. Ajo kërkon që politikëbërësit t’u japin përparësi nevojave të qytetarëve “vendas”: kujtoni lëvizjen “punë britanike për punëtorët britanikë” ose “prima gli italiani” (italianët të parët).

LEXO EDHE:  SHBA- Meksikë, marrëveshje paraprake për NAFTA-n

LEXO EDHE:  SHBA- Meksikë, marrëveshje paraprake për NAFTA-n

Ky kombinim i masave shtrënguese dhe nativizmit, i vë nën presion qytetet që angazhohen të promovojnë përfshirjen etnike dhe racore. Ato duhet ta bëjnë këtë me buxhete të zvogëluara, dhe përballë armiqësisë në rritje ndaj shpenzimit të burimeve të kufizuara për “jo-vendasit”.

Një vend ku mund të shihen ndryshime në qasjen e qyteteve ndaj multikulturalizmit, janë dokumentet e prodhuara nga rrjetet transnacionale, ku qytetet bëhen bashkë për të shkëmbyer praktikat më të mira, dhe për të dalë me axhenda të përbashkëta.

Këto përfshijnë Rrjetin Eurocities, ose Programin e Qyteteve Ndërkulturore të Këshillit të Evropës. Këto kohë, kanë ndodhur 2 ndryshime kryesore. Së pari, rrjetet po promovojnë gjithnjë e më shumë politika që synojnë individët sesa grupet. Këtu përfshihen programe të tilla si trajnimet për punësim, apo ato që synojnë përmirësimin e aftësive dhe shanseve të individëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.

Njëkohësisht, rrjetet po promovojnë mënyrën se si qytetet po gjejnë zgjidhje pragmatike për çështjet më të ngarkuara politike. Ato përhapin praktikat më të mira mbi sheshimin e ndarjeve kulturore me projekte – si festivalet apo grupet teatrale – që promovojnë kontaktin midis kulturave dhe përmirësojnë “kohezionin e komunitetit”.

Ose projekte që adresojnë varfërinë midis emigrantëve, duke i ndihmuar ata të hyjnë në tregun e punës, ose të hapin një biznes. Kjo qasje është gjithashtu një përgjigje ndaj masave shtrënguese. Ndërkohë, përpjekjet e disa qyteteve në Evropë dhe më gjerë për të kundërshtuar ligjet anti-migrantëve, dhe për të sfiduar masat shtrënguese, japin shpresë se gjërat do të jenë më mirë. Për shembull, kryetarët e bashkive në Itali nuk pranuan të zbatonin një dekret qeveritar, që kufizonte të drejtat e migrantëve.

Por prirjet e përmendura më lart, duhet të na bëjnë gjithashtu të jemi kujdesshëm. Qeveritë lokale të qyteteve, po miratojnë politika më të hapura ndaj emigrantëve, nën presionin e fortë për të punuar me më pak burime, dhe për ta bërë atë në mënyra që nuk provokojnë një reagim të “vendasve”. Dhe kjo gjë zvogëlon opsionet e tyre politike. Qytetet mund të jenë vërtetë në gjendje të krijojnë një të ardhme më gjithëpërfshirëse, por ato po përballen me një sfidë të madhe në këtë drejtim./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE