LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankimimi për gjyqtaren e Krimeve të Rënda/ Komisioneri Publik merr vendimin e papritur

22 Korrik 2019, 07:57, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova, në 18 Korrik të vitit 2018, por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik.

Sipas komisionerit Florian Ballhysa, përfundimet e KPK-së lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë për gjyqtaren Kosova nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara.

Komisioneri Publik shprehej se procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë përfundimet e arritura nuk janë në pajtueshmëri me provat e administruara.

Shkak ishte  pamjaftueshmëria financiare për të shlyer blerjen e një apartamenti banimi prej 120 m2 dhe argumentimi i paprovuar për një hua të marra nga babai i gjyqtares.

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, e kishte kaluar filtrin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 18 Korrik, me përparësi për shkak të kandidimit të saj për anëtare në Këshillin e Lartë.

Megjithatë, kur kanë kaluar disa muaj nga ankimimi, Komisioneri Publik “pas vlerësimit tërësor të të gjithë provave të administruara gjatë shqyrtimit dhe hetimit gjyqësor të kësaj çështjeje, i kërkon këtij trupi gjykues lënien në fuqi me një tjetër arsyetim të vendimit nr. 43, datë 18.7.2018, të Komisionit
të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova.”

Që do të thotë, se mbetet në fuqi vendimi që KPK mori më 18 korrik të 2018 dhe se gjyqtarja do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik në Kolegj pas shqyrtimit gjyqësor të ankimimit, kundër vendimit nr. 43 të KPK për subjektin e rivlerësimit N.Kosova (linku):/ CNA.al 

Lajmet e fundit nga