LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi takon ambasadoren e Gjermanisë/ I shpreh mirënjohjen për Kancelaren Merkel

25 Korrik 2019, 16:07, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz.

Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve me fokus të veçantë proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian por dhe për të tërhequr investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare e cila do të sjellë hapjen e vende të reja të punës.

Duke e falenderuar ambasadoren për bashkëpunimin, kryetarja e LSI shprehu mirënjohjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian./CNA.al

Lajmet e fundit nga