LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“5 mijë Euro për një kapele polici”/ Berisha denoncon skandalin në Akademinë e Sigurisë

25 Korrik 2019, 15:48, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili shkruan se për një vend fitues në Akademinë e Policisë, duhet të paguash 5 mijë euro.

Sipas studentit denoncues, në konkursin qe Ministria e Brendshme hapi në 3 korrik për Akademinë e Policisë, 1 kapele polici kushton 5 mijë euro.

Postimi i plotë

Denoncon konkursin me 5000 euro per police ne Ministrine e Brendshme!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Pershendetje Dr.Berisha
Po ju shkruaj ne lidhje me padrejtesin qe Po behet ne konkursin qe Ministria e Brendshme hapi ne 3 korrik per ne Akedimin e Policise ku 1 kapele polici kushton 5 mij euro dhe pjesa tjeter do jen te gjith hajduterit qe i sherbyen sander lleshajt ne vjedhjen e zgjedhjeve ….
E gjitha do jet nje konkurim sa per sy e faqe , per arsye se jan perzgjedhur pa u hap konkurimi, Ku nje pjese kan paguar per nje kapele polici 5 mij euro dhe pjesa tjeter jan sherbetoret qe ndihmuan deputete e PS per te vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit .
Flm nqs e publikoni/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga