LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ Anija fundoset në mes të detit, mbi 150 të vdekur

25 Korrik 2019, 15:17, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjtë, ku sipas mediave ndërkombëtare, një anije me rreth 300 refugjatë është mbytur.

Siç raporton Reuters, mund të jenë mbi 150 të vdekur, ndërsa 150 të tjerë thuhet se janë shpëtuar.

Anija ishte nisur nga Al Khoms, 120 kilometra nga Tripoli.

Informacionet e para flasin për rreth 300 njerëz në bord, të cilët po kërkonin një jetë më të mirë drejt Evropës. Megjithatë, nuk është ende e sigurt nëse një ose dy anije po mbanin refugjatë.

Të mbijetuarit u shpëtuan peshkatarët, tha përfaqësuesi i UNHCR-së Charlie Yaxtley./CNA.al

Lajmet e fundit nga