LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lejuan zaptimin e hapësirave publike/ Procedohen tre inspektorë të IKMT

25 Korrik 2019, 15:07, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 3 punëtor të IKMT-së në bashkinë e Bulqizës.

Sipas njoftimit të policisë ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe zaptim të pronës publike.

Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të bashkisë Bulqizë.

Njoftimi i policisë:

Operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.

Shpërdorojnë detyrën duke lënë zaptimin e hapësirave publike, procedohen tre inspektor të IMT të bashkisë Bulqizë

Procedohen edhe 3 shtetas të tjerë në Mat, për prerje të paligjshme të pyjeve. Sekuestrohen 18 metër kub lëndë drusore

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Bulqizës, për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike.

Si rezultat u proceduan penalisht tre Inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Bulqizë.

B.Ç, 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Kryeinspektor i IMT, bashkia Bulqizë;

A.T, 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë

E.A, 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë.

Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të bashkisë Bulqizë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga